Date of Award
Winter 12-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Information Systems and Security
First Advisor
Blerton Abazi
Language
Albanian
Abstract
Rregullorja e përgjithshme e mbrojtjes së të dhënave (GDPR) sigurisht që ka forcuar në mënyre thelbësore kërkesat për sistemet e përpunimit të të dhënave. GDPR mund të themi që është ndryshimi më i madh dhe më i rëndësishëm në rregullimin e konfidencialitetit të të dhënave në 20 vjetet e fundit.Kjo rregullore do të riformulojë rrenjësisht mënyren se si tra-jtohen të dhënat në të gjitha sektoret duke filluar nga kujdesi shëndetsor e deri tek bankat dhe më gjerë. COBIT është një kornizë udhëheqese për qeverisjen dhe menaxhimin e ndërmarrjeve IT.Njera ndër gjërat më të rëndesishme që ofron COBIT 5 është se iu mundëson organizatave që të bëjnë balancimin e përdorimeve të burimeve, realizimin e perfitimeve dhe optimizimin e rrezikut sepse në këtë mënyre i ndihmon organizatat të përmisojne rezultatet e biznesit dhe të sigurojnë që sistemet e tyre te IT-se po I mbështesin ato sa me shumë që të jetë e mundur. COBIT 5 më së miri mund të përdoret si një kornizë master për standardet dhe kornizat që ndërmarrja mund të përdorë.Përdorimi i një qasjeje sikur korniza e COBIT 5 për adoptimin e GDPR do të rezultojë në një plan më gjithëpërfshirës të zbatimit që plotëson mandatet rregullatore. Në këtë punim do të diskutojmë rreth elementëve kryesore dhe më të rëndësishme te Rreg-ullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR), rëndësisne e qeverisjes së ndërmarrjeve IT , dhe sigurisht rolin që ka COBIT 5 në krijimin e një kornize për qeverisjen, do të diskutojmë lidhjet në mes COBIT 5 dhe kërkesat e pajtueshmerisë së GDPR, e gjithashtu edhe sygjerimet kryesore dhe përpjekjet për përseritjen e masave të ndërmarra për GDPR duke përdorur COBIT 5.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.159
Recommended Citation
Cacaj, Arbëreshë, "PËRSHTATSHMËRIA E GDPR DUKE PËRDORUR COBIT 5" (2019). Theses and Dissertations. 184.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/184