Date of Award

Fall 11-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Public Administration (MPA)

Department

Political Science

First Advisor

Enver Krasniqi

Second Advisor

Ermal Lubishtani

Language

Albanian

Abstract

Politikat lokale dhe mekanizmat e vendim-marrjes komunale janë pjesë përbërëse e institucioneve politike publike të çdo vendi demokratik. Përveç karakteristikave lokale tradicionale të detyrave që kanë komunat, janë edhe disa aspekte të tjera që i japin dinamikë zhvillimit lokal të politikave komunale.

Një nga politikat që ka dhënë rezultate duke ndihmuar në shkëmbimin e përvojave, në punët e përbashkëta, në krijimin e besimit shumëpalësh dhe në uljen e dallimeve partiake, etnike dhe ideologjike në përpjekjen për një sistem komunikimi të drejtë e progresiv në mes të komunave në Kosovë është edhe politika e bashkëpunimin ndërkomunal.

Ky punim ofron një qasje analitike rreth politikave lokale në Republikën e Kosovës, duke u fokusuar në politikën e bashkëpunimit ndërkomunal. Praktikat e njohura flasin për të drejta të pakufizuara të bashkëpunimit të brendshëm dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të komunave për kompetencat që i kanë të përcaktuara me ligj. Ligji u jep të drejtë komunave në formimin e asociacioneve të komunave për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të tyre të përbashkëta dhe bashkëpunimin në shumë forma të tjera.

Bashkëpunimi ndërkomunal bazohet në vullnetin e lirë të komunave për të krijuar marrëdhënie të bashkëpunimit, duke krijuar ndarjen e roleve dhe resurseve komunale për nevojat e bashkëpunimit.

Në praktikën e Kosovës ekzistojnë dy kategori të bashkëpunimit ndërkomunal:

Bashkëpunimi Ndërkomunal, mes komunave të të njëjtit shtet dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, ndërmjet komunave të shteteve të ndryshme. Por në këtë punim objekt trajtimi është bashkëpunimi ndërkomunal në mes të komunave të Republikës së Kosovës. Pra objektivi i këtij punimi është trajtimi i bashkëpunimit të brendshëm në mes të komunave.

Bashkëpunimi Ndërkomunal është çështja thelbësore e trajtuar në këtë hulumtim.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.21

Share

COinS