Date of Award
Summer 8-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Mirjeta Domniku
Language
Albanian
Abstract
Burimet njerëzore janë pasuria me e madhe në një ndërmarrje, pasi që i gjithë zhvillimi është i varur nga puna dhe angazhimi i tyre. Në epokën në të cilën jetojmë funksioni dhe roli i burimeve njerëzore është gjithnjë e në rritje. Përkushtimi i organizatave ndaj rritjes së performancës organizatave dhe performancës së BNJ është një domosdoshmëri për dinamikën ekonomike me të cilën ballafaqohemi. Çdo biznes ka për qëllim maksimizimin e profitit. Që kompania ta arrijë këtë duhet që përveç tjerash ta ketë në funksion dhe të zhvilluar departamentin e burimeve njerëzore. Menaxhimi është faktorë kyq për suksesin e çdo aktiviteti të organizuar. Është art i gjetjes dhe bërjes së gjërave përmes njerëzve. Nga ana tjetër, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mund të përcaktohen si firma të pavarura, të cilat punësojnë një numër te specifikuar të punëtorëve. Rëndësia e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është krijimi i inovacioneve, mundësia e punësimit, pavarësia në veprim dhe konkurrenca. Në këtë studim është punuar rreth mënyren e punësimit të burimeve njerëzore në Kosovë, duke pasur parasysh problemet e mëdha që kanë të rinjtë në Kosovë gjithashtu edhe ata që kanë diplomuar dhe me vite të tëra presin për një vend të punës. Së pari është bërë analiza për rritjen e numrit të punëtorëve profesionistë dhe dallimet në mes të stafit profesional dhe jo professional, pasi që në Kosovë është e pamundur që gjatë studimeve një student perpos që meson pjesën teorike të ketë mundësi që këto aftësi të i shprehë edhe në anën praktike dhe gjatë kësaj kohe të marre njohuri dhe përvojë pune dhe të siguroj një vend të punës. Së dyti është paraqitur rëndësia sa nga ndërmarrjet trajnojnë stafin punues, a kanë ndikuar trajnimet në performancen e të punësuarve e të tjera. Së treti është paraqitur problemi i pranimit të të rinjeve në institucionet publike pasi që kerkohet pervoj pune minimum 2 vite. Së fundi është bërë analiza pse organizatat shtetërore dhe ato private kanë ankesa se nuk mund të gjejnë puntor adekuat për organizatat e tyre. Përmes këtij punimi arrita të përfitojë informata që më herët nuk i kam ditur.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1881
Recommended Citation
Hasani, Miradije, "MËNYRA E PUNËSIMIT TË BURIMEVE NJËRZORE NË KOSOVË- RAST STUDIMI INSTITUCIONET PRIVATE DHE PUBLIKE" (2019). Theses and Dissertations. 1830.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1830