Date of Award

Fall 10-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Fadil U. Kryeziu,

Language

Albanian

Abstract

Ky punim shqyrton gjendjen ushqyese të të rinjeve si dhe shprehin e aktivitetit fizik. Ushqyeshmëria është një proces nëpërmjet të cilit merren dhe përdoren nga organizmi elementet kryesore të ushqimit. Aktiviteti fizik përcaktohet si qdo lëvizje trupore e prodhuar nga muskujt skeletor që kërkon shpenzim të energjisë. Qëllimi i punimit është të vlerësojë raportin ndërmjet ushqyeshmërisë dhe aktivitetit fizik, si dhe rëndësinë që të rinjët i kushtojnë këtyre dy aspekteve në përditshmëri. Metodologjia: Qasja në këtë punim ishte kuantitativ. Grumbullimi i të dhënave është përmes pyetsorëve të strukturuar me 14 pyetje të mbyllura ku qytetaret kanë pasur mundësi të zgjedhin në mes opsioneve të caktuara. Grupi i cakut ishin qytetaret e Komunes e Prizrenit në “Shatërvan” dhe Komunes e Prishtinës në ”Sheshin Nënë Tereza”. Të dhënat janë analizuar në programin excel duke përdorur frekuencen (f) dhe përqindjen (%). Rezultatet: anë shpërndarë gjithsej 257 pyetsorë dhe kemi marrë përgjigje në 100% prej tyre. Shumica e pjesëmarrsëve ishin femra dhe numri më i madh i takonin moshës 25 vjeqare. Diskutimi: Bazuar në këtë hulumtim niveli i njohurive se si ushqeshmëria dhe aktiviteti kanë dobi të mëdha shëndetësore ishte i kënqaur por vërehet se të rinjët nuk i kushtonin aq shumë rëndësi aktiviteve fizike aq sa i kushtonin ushqyeshmërisë. Perfundimet : Bazuar në hulumtim si dhe përkunder rezultateve të mira do të ishte e dobishme nëse do të organizoheshin më shumë aktivtete të obliguara shkollore në mënyrë që të rinjët të motivohen dhe të perfitojnë nga ato, si dhe të i japin më shumë rëndësi balancimit të sasisë së ushqimit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.76

Included in

Nursing Commons

Share

COinS