Date of Award
Summer 7-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Feim Brava
Language
Albanian
Abstract
Në këtë punim qëllimi kryesorë është që ti zbuloj aftësitë, njohurite e mija të cilat i arrita gjatë studimit tre vjeçar në fushën e MBE.
Në bazë të eksperiences të cilën e arrita, në këto tre vite, është e vërtet së kaluam në momente të mira por edhe përveç momenteve të mira ne patem edhe momente ku u ballafaquam më probleme të vogla, por ne si student duke e pasur një motivim të lartë qe do te arrinim suksese afatgjata më punën tonë, ishte po ky motivim,ai i cili na ndihmoi që ne të mos kemi probleme të arrijmë të caku ynë, të cilin e kemi përcaktuar më parë.
Është kjo arsyeja kryesore se pse unë e zgjodha temën “MENAXHIMI STRATEGJIK DHE INOVACIONI në NVM”.
Synimi i këtij punimi është që të shqyrtoj rëndësinë e menaxhimit strategjik dhe inovacionit nësektorin e NVM.
Fillimisht e do të definoj se cka paraqet Menaxhmimi Strategjik, ku do të analizoj disa prej mendimeve, procesin e menaxhimit strategjik, zbatimi i strategjisë si dhe vleresimi i saj, misioni, vizioni si dhe objektivat afatgjata si pjese e menaxhimit strategjik.
Kurse pjesa tjeter do t’i kushtohet inovacioneve,ku do të analizohet rëndesia e tyrë në ditët e sotme e cila sa vjen e rritet.
Dhe pjesa e fundit është ndarë për NVM, ku do të definoj se cka janë NVM-të, si dhe do të paraqes karakteristikat të cilat e bëjnë të dallueshëm një biznes se a është i vogël, i mesëm apo i madh.
Punimi i referohet njohurive në sektorin e NVM-ve dhe zhvillimin e biznesit të vogël, veçanërisht në hartimin e veprimtarive strategjike të këtij sektori.
Do të paraqes rëndësinë e NV dhe NM në ekonominë e tregut, si dhe analizuat dhe konkributet që kanë në zhvillimin ekonimik këto lloje biznesi. Tema është zhvilluar bazuar në literaturën e gjerë dhe rëndësinë e madhe të aktiviteteve strategjike në drejtim të rritjes ekonomike dhe pasurisë së firmave. Gjatë përgatitjes së këtij punimi janë përdorur një sërë metodash në kërkimin dhe studimin e zhvillimit të NVM-ve me fokusin e zhvillimit të tyre në epokën e globalizimit. Studimi fokusohet në rritjen e konkurrueshmërisë të NVM-ve, për t’u siguruar një rritje e qëndrueshme ekonomike e sektorit të NVM-ve dhe ekonomisë së vendit. Modeli do të përfshijë edhe funksionet e NVM-ve, menaxhimin e burime njerëzore, strategjitë e inovacionit të NVM-ve, teknologjia e informacionit dhe mjedisi i biznesit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1889
Recommended Citation
Halimi, Valdrin, "MENAXHIMI STRATEGJIK DHE INOVACIONI NË NVM" (2019). Theses and Dissertations. 1838.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1838