Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Lavdim Menxhiqi

Language

Albanian

Abstract

Blerjet online janë prej termave më popullorë në ditët e sotme, ato ekzistojnë gjithë andej. Është bërë e nevojshme që çdo biznes të ketë një prani në internet në mënyrë që të mbetet relevant dhe konkurrues, si rezultat i kësaj domosdoshmërie shumë biznese, përfshirë dhe ndërmarrjet e vogla qe kane për qellim shitjen dhe blerjen ne mes te individëve.

Qëllimi i këtij punimi të diplomës është që të hulumtohen dhe të analizohen sfidat e zhvillimit nga aspekti i teknologjisë konkretisht në platformën ueb të një aplikacioni të tregtisë elektronike, ku pronari i librave shet librat e përdorur të tij / saj në internet, tutje do të shtjellohet se si me aplikacionin klientët bëjnë porositë dhe paguajnë librat e porositura.

Do të bëhet analiza përkatëse se si ky aplikacion përmbush një nevojë në tregun aktual te tregtisë elektronike.

Në një të ardhme të afërt, interneti duket se po bëhet pjesë e pandashme e shoqërisë sonë, veçanërisht me shfaqjen e teknologjive të reja të cilat do të ndryshojnë mënyrën se si po bëhet biznesi. Kompanitë e vogla dhe të mesme prandaj përballen për të kuptuar natyrën e internetit dhe për t'u përshtatur sa më shpejt në këtë medium të ri.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1736

Share

COinS