Date of Award

Spring 4-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Ramiz Hoxha

Language

Albanian

Abstract

Bota e internetit çdo ditë e më shumë po evulon dhe kështu bashkë me të imponohet që të zbulohen edhe teknologji të reja. Që të jemi në hapë me kohën duhet të krijohen platforma stabile dhe lehtë të zgjerueshme. Me rritjen e numrit të përdoruesëve në internet, njëkohësisht rritet edhe kërkesa për ruajtje të të dhënave komplekse. Sistemet tradicionale të menaxhimit të bazës së të dhënave SQL (DBMS) dhe NoSQL kanë qenë mjaft kompetitive gjatë dekadave të fundit. Ku SQL nga njëra anë paraqet një model të të dhënave që kërkon definicion të qartë të skemes se bazës së të dhënave. Kurse në anën tjetër, në NoSQL nuk imponohet që të ketë skema të paracaktuara, gjë që e bënë më të veçantë dhe mjaft fleksibil në ruajtjen e të dhënave. Se cila është më e përshtatëshme për përdorim mbetet të vendoset nga vetë zhvilluesi, mirëpo me që aplikacioni jonë ka të bëjë me të dhëna të shumta, atëherë është përzgjedhur baza MongoDB. Rol të rëndësishëm në zhvillimin e një aplikacioni ka edhe përzgjedhja e platformës se ku do të implementohet ajo. Duke pasur parasysh që aplikacioni është rrjet social, atëherë platforma më e duhur që ne kemi zgjedhur është që të zhvillohet në web, me anë të një frameworku të PHP-së që është mjaft i përshtatshëm dhe mjaft i lehtë për përdorim.

Qëllimi i këtij punimi është zhvillimi i një web aplikacioni, ku funksioni i tij është të lejoj përdoruesit të krijojn dhe regjistrohen në komunitete të ndryshme, duke I ofruar ata me njëri tjetrin në bazë të synimeve të njëjta, dhe kjo do te arrihet duke përdorur platformën për zhvillim e që është framework-u Laravel, dhe lidhja e tij me bazën e të dhënave NoSQL që është MongoDB. Po ashtu do të përshkruhet e gjithë puna e zhvillimit si: modulet, eloquent ORM, kontrollerat, pamjet, etj. Në veçanti do të spjegohet edhe arkitektura MVC që ofron një ambient të zgjerueshëm, ku mund të shtohen dhe të fshihen komponente duke ju falenderuar Laravel-it.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1686

Share

COinS