Date of Award

Winter 1-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Naim Preniqi

Language

Albanian

Abstract

Ne jetojmë në një epokë ku teknologjia është kudo rreth nesh, ku teknologjia po e shoqëron punën tonë pothuajse në çdo vend. Ne e dimë rëndësinë e të dhënave në industri, financa, biznese, kompani etj. Sot, të dhënat na vijnë në forma të ndryshme dhe burime të shumëfishta, ndryshe nga epoka e mëparshme. Duke pasur parasysh organizatat e mëdha të cilat përbëhen nga departamente të ndryshme dhe kanë nevojë që këto të dhëna t’i kenë në një vend të vetëm, për këtë arsye të veçantë ne kemi nevojë për Data Warehouse. DWH mund të përkufizohet si një koleksion i informacionit të korporatës dhe të dhënave që rrjedhin nga sistemet operacionale dhe burimet e tjera të jashtme të të dhënave. Të dhënat këtu janë të populluara në DWH me nxjerrjen, transformimin dhe ngarkimin. Kompanitë të cilat janë me një ekip të përkushtuar për ruajtjen e të dhënave mendojnë më herët se të tjerët në zhvillimin e produkteve, kohën e prodhimit, analizën historike dhe parashikimin dhe statisfaksionin e konsumatorëve. Business Intelligence (BI), nga ana tjetër, përshkruan një sërë mjetesh, metoda dhe Tools që transformojnë të dhënat e papërpunuara në modele kuptimplota për njohuri të zbatueshme dhe përmirësimin e proceseve të biznesit. Ruajtja dhe menaxhimi i të dhënave dhe analiza e të dhënave mund të shihen si pjesë ose faza të Business Intelligence. Problemi më i zakonshëm në ruajtjen e të dhënave është cilësia e të dhënave, qëndrueshmëria, saktësia, kompleksiteti, siguria dhe koha e duhur. DWH siguron bazën për analizën e cilësisë së të dhënave në dispozicion duke nxjerrë informacion të saktë nga të dhënat. Sikurse shumë industri, sektori bankar është duke u ballafaquar me sfida të ndryshme sa i përket ruajtjes së të dhënave, duke u munduar që të përshtasin teknologjinë e duhur për t’iu ofruar shërbime sa më të mira klientëve. Edhe bankat në internet po bëjnë industrinë bankare për t'u përgjigjur në kohë reale. Por, për fat të mirë, raportimi i pajtueshmërisë do të jetë i menaxhueshëm me Data Warehouse që mban të gjitha të dhënat në një vend. Procesimi i të dhënave të mëdha është njëra ndër temat më të përfolura në botën teknologjike kohëve të fundit. Ky studim do të bëjë një hyrje të thjeshtë në konceptet themelore të procesimit të rrjedhës së Data Warehouse, konceptet e saj, arkitekturën, skemat dhe ndërlidhjen me disa lloje të databazave dhe Business Intelligence, rëndësia e tyre në sektorin bankar, si dhe në fund trendin e Data Warehouse dhe Business Intelligence.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1845

Included in

Business Commons

Share

COinS