Date of Award

Fall 10-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Binak Beqaj

Language

Albania

Abstract

Prishtina, një kryeqytet i ri i Shtetit te Republikes se Kosoves, ka kaluar në periudha të ndryshme tranzicioni politik, zhvillimor, ekonomik e shoqëror. Këto ndryshime kanë ndikuar në mënyrën e mendimit, strukturimit dhe menaxhimit të hapësirave publike të Prishtines permes Planeve Zhvillimore Komunale (PZhK), Planeve Zhvillimore Urbane (PZhU) dhe Planeve Rregulluese Urbane (PRrU). Plani Zhvillimor Komunal (PZhK) është një nga instrumentet e planifikimit që është paraparë në Kosovë (Ligji Nr. 03/L-106 për Planifikimin Hapësinor), i cili i përcakton qëllimet afatgjata të zhvillimit ekonomik, shoqëror-social dhe hapësinor. Ky lloj sistemi i planifikimit bazohet në modele të planifikimit, të cilat tashmë janë aplikuar në vendet evropiane dhe më gjerë. Te gjitha keto dokumente te Planifikimit i japin rëndësi të veçantë nga pikëpamja e dizajnit dhe mobilitetit të hapësirave publike dhe hapesirave private, trajtim dhe perceptim të veçantë, gjithnjë në bazë të regjimit të kohës. Ky studim do te analizoj rendin kronologjik te planifikimit, duke filluar që në vitet 1937 e deri ne ditet e sotme, duke analizuar konceptet e planifiimeve urbane me kontekstin dhe mënyrën e qeverisjes së kohës, e cila ka levizur paralel me atë të mendimit dhe qasjeve kundrejt pikëpamjeve të ndryshme urbanistike. Veprimet në kontestin kohor, ne lidhje me planfikimin dhe rregullimin e hapësirës per teritorin administrativ te Prishtines kanë qenë: Plani i rregullimit të Prishtinës (1937); Plani i dytë i rregullimit (1948); Plani i përgjithshëm urbanistik (1953); Plani direktiv i trafikut dhe dedikimit të sipërfaqeve të qytetit, (1967); Plani i përgjithshëm urbanistik i Prishtinës. Më 1988-2000; Plani Strategjik - Zhvillimi Urban i qytetit të Prishtinës 2004-2020; Plani Zhvillimor Komunal i Prishtinës 2012-2022 (PZhK) dhe Plani Zhvillimor Urban Prishtina 2012-2022 (PZhU), si dhe Planet Rregulluese Urbane (PRrU) per Lagje. Bazuar ne keto dokumente dhe ne dokumentet tjra qe spjegojne proceset e zhvillimeve socio-ekonomike, trashegimore dhe demografike te Prishtines si Kryeqytet i Republikes se Kosoves propozojme qe gjate procesit te hartimit dhe monitorimit te realizimit te ketyre dokumenteve me rendesi strategjike te jete nje transparence dhe gjitheperfshirje e institucioneve duke bashkepunuar ngusht me palet e interesit per zhvillim te qendrueshme urban.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.818

Included in

Architecture Commons

Share

COinS