Date of Award

Summer 6-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Sadije Kelmendi

Language

Albanian

Abstract

Tema e këtij punimi të Diplomës mbështetet në krijimin e një hapësire të përshtatshme për të kaluar një pushim, relaksim të nivelit të lartë. Trajtimi i një teme të tillë ka ardhur si rezultat i mungesës së hapësirave, komplekseve të këtij tipi. Fokusi ka qenë në krijimin e hapësirave private përmbrenda kompleksit. Lokacioni i përzgjedhur gjendet në fshatin Kovaqec komuna e Kaçanikut. Arsyeja kryesore që më ka shtyrë ta përzgjedhë këtë lokacion kanë qenë bukuritë natyrore, malet, uji etj. Një tjetër arsye ka qenë që me anë të këtij projekti të arrihet rritja e numrit të vizitorëve në komunën e Kaçanikut. Pozita gjeografike e këtij fshati na mundëson kursimin e energjisë artificiale përmes djegies së materialeve të dëmshme, duke shfrytëzuar energjinë solare. Ky projekt do t’i shërbejë komunës për rritje të numrit të turistëve, si dhe uljen e papunësisë dhe rritjen e ekonomisë. Rëndësi e veçantë në vendimmarrje i është kushtuar edhe banorëve të këtij fshati, të cilët përmes anketës kanë pasur rol kyç në dizajnimin, respektivisht projektimin e kompleksit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.703

Included in

Architecture Commons

Share

COinS