Date of Award

Fall 9-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Vehbi Neziri

Language

Albanian

Abstract

Në ditët e sotme është bërë pjesë e pashmangshme e çdo institucioni dhe biznesi trajtimi i të dhënave e sidomos i atyre të ndjeshme ku kërkohet kujdes më i shtuar. Përveç të dhënave që janë të nevojshme për të rritur dhe planifikuar resurset e kompanive, sot flasim edhe për një koncept tjetër, atë të të dhënave personale që ruajnë integritetin personal dhe financiar të personave të punësuar apo që shërbehen nga bizneset. Sot sa herë që shikohet suksesi i një kompanie, përveç produkteve cilësore që i ofron kompania shikohet edhe trajtimi që i bëhet të dhënave personale, pse ruhen ato, ku ruhen, kur planifikohet të përdoren në të ardhmen. Avancimi i teknologjisë po mundëson çdo ditë e më shumë menaxhimin e të dhënave në forma të ndryshme, ku biznesi në ditët e sotme mund të profilizohet në atë se çka punon më mirë dhe punën e ruajtjes dhe menaxhimit të të dhënave të ua besojë platformave të ndryshme dhe kompanive që merren me të dhëna. Një shërbim i tillë për përpunimin, analizimin dhe vizualizimin e të dhënave është edhe vegla e Microsoft-it e quajtur Power BI. Kjo vegël është e thjeshtë dhe e lehtë për përdorim, e cila nuk kërkon pajisje të mëdha harduerike për përdorimin e saj, por dobia për bizneset dhe përdoruesit e tjerë është mjaftë e madhe. Në anën tjetër Power BI është i fuqishëm dhe

mjaftueshëm i sigurt për t’u përdorur nga zhvilluesit e BI kur kemi të bëjmë me të dhëna komplekse dhe modelim të skenarëve. Qëllimi i këtij studimi është të ofrohet njohuri shtesë rreth praktikimit të këtyre veglave dhe platformës nga institucionet apo bizneset e ndryshme. Pas zhvillimit të raportit “Analizimi dhe vizualizimi i të dhënave për lindjet dhe vdekjet në Kosovë” dhe publikimit te tij në desktop dhe ueb për siguri është bërë edhe testimi rreth sjelljes dhe performancës së raportit në mënyrë që të ofrohet një zgjidhje optimale dhe të sigurt.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2386

Share

COinS