Date of Award
Spring 6-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Enver Krasniqi
Language
Albanian
Abstract
Gjithnjë e më shumë firma e organizata të tjera kanë ardhur në përfundim se një prej aseteve të tyre më të vlefshme janë emrat e markave të cilat lidhen me produktet ose shërbimet e tyre. Në botën tonë gjithnjë e më komplekse, të gjithë ne, si individët ashtu edhe menaxherët e biznesit, ballafaqohen me më shumë zgjedhje dhe me më pak kohë për t’i bërë ato. Kështu, aftësia e një marke të fortë për lehtësimin e marrjes së vendimeve, zvogëlimin e rrezikut dhe përcaktimin e pritjeve është e paçmim. Krijimi i markave të forta të cilat japin këtë premtim, mirëmbajtja dhe përmirësimi i forcës së këtyre markave nëpër kohë është një domosdoshmëri e menaxhimit. Ky tekst do të ju ndihmojë që të arrini një kuptim më të thellë për arritjen e këtyre qëllimeve të brendingut.
Objektivat bazike të brendingut janë :
1. Të eksplorojë çështjet kryesore në planifikimin, implementimin dhe vlerësimin e strategjive të markës.
2. Të sigurojë konceptet e duhura, teoritë, modelet dhe mjetet e tjera për të bërë vendime më të mira të brendingut. Kemi vënë një theks të veçantë në të kuptuarit e parimeve psikologjike në nivel individual ose organizativ në mënyrë për të bërë vendime më të mira rreth markave.
Objektivi ynë është që të jetë i përshtatshëm për çfarëdo lloje të organizatës pavarësisht madhësisë së saj, natyrës së biznesit apo orientit të fitimit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2389
Recommended Citation
Gashi, Ermir, "ZHVILLIMI I NJË MARKE TË RE DHE FAKTORËT QË NDIKOJNË NË SUKSESIN E SAJ NË TREG" (2020). Theses and Dissertations. 1837.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1837