Date of Award

Spring 3-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Emine Devolli Disha

Language

Albanian

Abstract

“Parandalimi i sëmundjes është më i mirë se terapia”- Hipokrati. Punimin tim desha ta filloj me këtë thënje për shëndetin nga Hipokrati, i njohur ndryshe edhe si “Babai i Mjeksisë”, me qenë se më lehtë është të parandalosh se sa të kurosh. Kanceri i qafës së mitrës paraqet një problem aktual anë e mbanë botës , është kanceri i katërt më i zakonshëm tek gratë në botë. Gati 85% e vdekjeve nga kanceri i qafës së mitrës ndodhin në vendet në zhvillim të botës. Kanceri i qafës së mitrës është një ndër kanceret me incidencë dhe prevalencë mjaftë aktuale gjatë shekullit të fundit, një numër i madh grashë dhe vajzash vdesin çdo vit si pasojë e metastazimit të tijë falë nivelit të ulët të njohurive.Variacioni i madh gjeografik në shkallët e kancerit të qafës së mitrës pasqyron ndryshime në disponueshmërinë e ekzaminimit( i cili lejon zbulimin dhe heqjen e (lezioneve prekanceroze) dhe në mbizotȅrimin e infeksionit nga human papillomavirusi njerëzorë (HPV). Më tepër se gjysma e rasteve diagnostikohen në stade të avancuara kur trajtimi është shumë më pak efektiv dhe shumë i shtrenjtë . Depistimi për kancerin e qafës së mitrës konsiderohet prioritet, por ende një pjesë e grave paraqiten në faza shumë të avancuara kur është vështirë tȅ trajtohen. Prandaj , qëllimi i hulumtimit tim është të informohemi lidhur me njohuritë e grave dhe vajzave ndihmë mjeksore kërkuese në Klinikën e Gjinekologjisë në Pejë, për nocionin “kancer i qafës së mitrës” manifestimet, trajtimet e tijë si dhe asaj se sa kujdesen për shëndetin e tyre riprodhues. Të dhënat për këtë hulumtim janë mbledhur përmes një pyetësori me mundësi përgjigjje me anë të opsioneve përkatëse dhe analizuar me statistika përshkruese. Rezultatet janë ilustruar përmes diagrameve dhe në bazë të tyre jepen disa rekomandime nga U.S.Preventive Services Task Force (USPSTF) sipas të cilave kujdesi për shëndetin riprodhues duhet të filloj qysh nga mosha 21 vjeqare e të vazhdoj tutje deri në moshën 65 vjeqare.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2409

Included in

Nursing Commons

Share

COinS