Date of Award
Fall 10-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bukurije Jusufi
Language
Albanian
Abstract
Sistemi Bankar në Kosovë gjatë viteve të fundit është transformuar krejtësisht, i drejtuar nga sistemi bankar me pronësi shtetërore në ish Jugosllavi, në një sistem bankar me pronësi private pas çlirimit. Nga pas lufta Sistemi Bankar në Kosovë doli pa asnjë bankë të vetme, pa asnjë sportel, e kjo do të thotë se ishte i pamundshëm qarkullimi i parasë përmes formave të rregullta e që urgjentisht detyronte hapjen e bankave – institucionet financiare, rritjen e numrin të degëve të tyre dhe mbulueshmërinë e shërbimeve financiare në tërë territorin e Kosovës. Funksionimi i mirë i sistemit bankar është një faktor i rëndësishëm për kanalizimin e fondeve në ekonomi në mënyrë efikase dhe për rritjen e ndërmjetësimit bankar, andaj edhe Mbikëqyrja e sistemit finaciar nga Banka Qendrore mund të ketë ndikim pozitiv në parandalimin e çdo ndryshimi apo keqpërdorimi të mundshëm.
Nxitja e konkurrencës në sistemin bankar është një tjetër faktor, që ndikon në ofrimin e shërbimeve sa më të mira për klientët, që siguron përdorimin e teknologjisë së re bankare, prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të reja, uljen e kostos të shërbimit bankar etj. Kjo i shërben afrimit të klientëve me bankat, poashtu ndihmon bankat të rrisin klientelën e tyre dhe të kenë më tepër hapësira për zgjerim aktiviteti dhe rritje fitimesh dhe njëkohësisht do të ndihmojnë zhvillimin ekonomik të vendit. Andaj ky studim këkimor ka si qëllim trajtimin e shumë çështjeve të cilat përcaktojnë identifikimin e problemeve, ku në vazhdimësi kërkojnë zgjidhje përmes akterëve kompetent në rregullimin e sektorit financiar në suazat e nivelizimit me vendet e tjera qoftë të rajonit apo edhe ato ndërkombëtare.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1893
Recommended Citation
Topalli, Zana, "SISTEMI BANKAR I KOSOVËS DHE MBIKËQYRJA E SISTEMIT FINANCIAR" (2019). Theses and Dissertations. 1845.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1845