Date of Award
Spring 4-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Binak Beqaj
Language
Albanian
Abstract
Tema e marrë për ta shqyrtuar në këtë punim diplome është planifikimi i një blloku urban.Kjo temë është mjaft e rëndësishme pasi që planifikimi i duhur dhe i bazuar në norma dhe standarde europiane mundëson një jetesë më të rehatshme dhe më të sigurtë për qytetarët e atij blloku urban. Arsyeja e zgjedhjes së kësaj temë është sepse konsiderohet si një problem që duhet të trajtohet në një mënyrë të veqantë. Në vazhdimsi në Kosovë e posaqërisht në Prishtinë po ndërtohen shtëpi, blloqe, lagje pa ndonjë planifikim të mirëfillt dhe pa marrë parasysh se ato lagje a kanë ndonjë nevojë tjetër perveq banimit, pasi që dukuri e madhe në Prishtinë është mbizotrimi i ndërtesave pa pasur hapësira publike përreth. Ky studim për këtë lloj të keqplanifikimit është përqendruar posaqërisht në lagjen e Veternikut aty edhe ku gjendet lokacioni. Ky studim është filluar duke u bazuar në analiza të gjendjes ekzistuese, duke parë se sa banorë jetojnë në atë lokacion, a është i mjaftueshëm ai lokacion për ata banorë dhe a i ka ajo zonë të gjitha elementet që duhet të ketë një lagje urbane.
Hapat e ndërmarrur për hulumtimin e këtij rasti ishin duke filluar nga shqyrtimi i literaturave të ndryshme lidhur me planifikimin e blloqeve urbane, pastaj analiza të lokacionit dhe anketa me qytetarë. Hulumtim poashtu për standardet që duhet të plotësojë një bllok urban dhe në bazë të tyre arrita që ta planifikoj bllokun e dhënë në punimin e kësaj teme.
Me përfundimin e planifikimit të bllokut urban unë arrita të bëjë një zgjedhje të një blloku urban jo siq jemi mësuar të kemi në Prishtinë, bllok i cili do t’i përmbush kërkesat e qytetarëve dhe do të u lejoi atyrë të jetojnë në një vend ku banimi dhe hapësirat e lira për ta të jenë në baraspeshë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.740
Recommended Citation
Tora, Blerta, "PLANIFIKIM URBAN BLLOK URBAN I BANIMIT INDIVIDUAL" (2019). Theses and Dissertations. 795.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/795