Date of Award
Spring 4-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Linda Çarkaxhiu
Language
Albanian
Abstract
Objektivat dhe qëllimi
Terapitë inhalatore gjejnë përdorim shumë shekuj më parë, por popullariteti i tyre viteve të fundit ka bërë një nga debatet më të diskutueshme mjekësore. Sot, inhalimi paraqet rrugën e administrimit të barnave për të trajtuar çrregullimet e frymëmarrjes dhe sëmundjet respiratore tek fëmijët (Wright et al, 2002). Meqë përdorimi i inhalimit kohëve të fundit është rritur dukshëm në mbarë botën ky po që është një problem për t’u deklaruar. Prandaj edhe qëllimi i këtij punimi shkencor ka qenë që të shohim se sa fëmijë janë inhaluar gjatë 6 muajve të fundit të vitit 2018 në nivelin primar të qytetit të Bujanocit dhe cili medikament ka qenë më i përshkruar nga profesionistët shëndetësorë.
Metodologjia dhe dizajni
Është shqyrtuar literatura nëpërmjet kërkimit në Google Scholar, PubMed duke përfshirë hulumtimet e viteve të fundit. Si strategji e kërkimit janë përdorur fjalët ‘terapia inhalatore tek fëmijët’ etj. Gjithashtu janë marrë në konsideratë hulumtimet që janë konsideruar më të përafërta me punimin tonë shkencor.
Konkludimet
Nga ky punim shkencor kemi nxjerrë shumë konkludime të rëndësishme për temën e përzgjedhur. Një ndër konkludimet është se bronkiti akut është diagnoza më e shpeshtë mjekësore tek fëmijët e inhaluar në nivelin primar të qytetit të Bujanocit. Gjithashtu konkludimi tjetër po aq i rëndësishëm është se medikamenti më i përshkruar nga profesionistët shëndetësorë janë bronkodillatatoret. Çka bënë lidhjen logjike me konkludimin e lartpërmendur, pasi që një nga debatet aktuale sot është edhe gabimi gjatë përshkrimit të medikamenteve nga ekipi shëndetësor. Gabimet gjatë përshkrimit të medikamenteve janë renditur si shkaku kryesor i vdekjes në SHBA. Sipas Johns Hopkins, profesor në Universitetin e mjekësisë për hulumtime, 250,000 pacientë vdesin në vit nga gabimet mjekësore.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2391
Recommended Citation
Adili, Ermira, "NUMRI I FËMIJËVE TË INHALUAR GJATË 6 MUAJVE TË FUNDIT TË VITIT 2018 NË NIVELIN PRIMAR TË QYTETIT TË BUJANOCIT DHE MEDIKAMENTI MË I PËRSHKRUAR SI INHALATOR" (2020). Theses and Dissertations. 1846.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1846