Date of Award

Fall 10-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Valon Ejupi

Language

Albanian

Abstract

Artriti reumatoid (AR) është një sëmundje sistemike kronike progreduese që kërkon terapi të vazhdueshme me medikamente të shumta. Mosrespektimi i terapisë së përshkruar për modifikimin e sëmundjes mund të rezultoj në dështim të trajtimit dhe kjo mund të shkaktojë përkeqësim të shëndetit të pacientit të shoqëruar me një nivel të lartë të aktivitetit të sëmundjes dhe dëmtime funksionale, gjendje e cila mund të kërkoj ndryshime të panevojshme të trajtimit. Qëllimi i studimit ishte vlerësimi i nivelit të pajtueshmërisë së vetë-raportuar me trajtimin dhe identifikimi i faktorëve që kontribuojnë në këtë pajtueshmëri duke përdorur si mostër përfaqësuese pacientët me artrit reumatoid. Ky studim ka një qasje kuantitative deskriptive, në të cilin morën pjesë 20 pacientë të diagnostifikuar me artrit reumatoid të moshës 18-70+ vjet. Duke përdorur pyetësorët u vlerësuan informacionet në lidhje me sëmundjen dhe trajtimin referuar variablave sociodemografike dhe kohëzgjatjes së sëmundjes, besimet e pacientëve në trajtimin medikamentoz dhe pajtushmëria e vetë-raportuar me trajtimin.

Nga rezultatet e studimit është arritur përfundimi se shkalla e pajtueshmërisë së vetë-raportuar me trajtimin ishte 66,4% në mesin e të anketuarve me artrit reumatoid, duke reflektuar përqindjen e pacientëve që raportuan se ata gjithmonë marrin barnat e tyre saktësisht siç përshkruhet. Arsyet më shpesh të raportuara për mosrespektim ishin shqetësimet në lidhje me efektet anësore të medikamenteve dhe frika nga efektet afatgjata të tyre.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2707

Included in

Nursing Commons

Share

COinS