Date of Award
Summer 7-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Political Science
First Advisor
Ruzhdi Matoshi
Language
Albanian
Abstract
Një vështrim në rolin e institucioneve shëndetësore, konkretishtë QKMF – Lipjan nxjerr në pah rëndësinë e një kodi të etikës për stafin shëndetësor.
Njerëzit në demokraci kanë organizuar shtetin dhe institucionet në një mënyrë të tillë, që të kenë liri maksimale për veten e tyre, brenda kuadrit të shtetit ligjor. Po kështu, janë hartuar sisteme të drejtësisë penale me qëllim që të garantohet liria dhe siguria e individit.
Në një shoqëri demokratike të sunduar nga forca e ligjit, institucionet shëndetësore kanë funksion jetik në sigurimin e ofrimit të shërbimeve me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve dhe komuniteteve pa dallime të fesë, kombit, racës, gjinisë dhe statusit shoqëror.
Menaxhimimi i etikës mund të funksionoj si një instrument rregullator për organizimin e brendshëm të institucionit. Për këtë arsye si çdo institucion tjetër edhe qendrat e mjeksisë familjare duhet të kenë kodin e etikës, i cili përcakton standarde, vlera dhe një kuadër minimal etikë.
Kodi i etikës mund të kryej së paku katër funksione:
Ndihmon në kontrollin cilësor të punës së stafit, Ndihmon në ushtrimin e drejtimit, menaxhimit dhe mbikqyrjes, rrit përgjegjshmërin e stafit menaxhues dhe ofron Norma për gjykimin e dilemave dhe mosmarrveshjeve të brendshme.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2400
Recommended Citation
Aliu, Fatime, "ETIKA NË MENAXHIMIN PUBLIK, RAST STUDIMI SHTËPIA E SHËNDETIT LIPJAN" (2020). Theses and Dissertations. 1849.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1849