Date of Award
Spring 3-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Public Policy (MPP)
Department
Political Science
First Advisor
Dritëro Arifi
Language
Albanian
Abstract
Drejtësia tranzicionale në vendet e dala nga lufta nënkupton edhe kompensime për të mbijetuarit e luftës, por jo të gjitha vendet ofrojnë këtë lloj të ndihmës. Kompensimi për kategoritë e viktimave civile të luftës së vitit 1998-1999 në Kosovë është mjeti më i zakonshëm i drejtësisë. Nënat vetushqyese/bashkëshortet e viktimave civile janë trashëgimtaret e para në radhë, me Rregulloret/Ligjet që mbulojnë kategoritë e dala nga lufta në Kosovë, për kompensimet e formës materiale. Ato,nënat vetushqyese/bashkëshortet e viktimave civile të luftës, paraqesin pjesën e margjinalizuar të shoqërisë kosovare të pasluftës, pasi që ishin pjesë e dhunës strukturore të ushtruar nga pushteti serb. Do të trajtoj kategorinë e nënave vetushqyese/bashkëshorteve të viktimave civile të luftës me anë të teorisë feministe dhe teorisë feministe të paqes dhe konfliktit duke treguar se si ndikon gjinia në sigurinë e individëve të shtresave të margjinalizuar në luftë dhe si siguria ekonomike e kësaj kategorie ndikoj në jetën e tyre të pasluftës. Këto gra ishin shtëpiake dhe të pashkolluara para luftës gjë që shpinte që ato të mos kishin bazë ekonomike për të ndërtuar jetën e tyre të pasluftës.
Pozita dhe roli i nënave vetushqyese/bashkëshorteve të viktimave civile të luftës nga viti 1999 deri më 2019 do të jetë pyetja hulumtuese e këtij punimi, duke identifikuar pastaj dallimet në mes të vejave/bashkëshorteve të viktimave civile dhe atyre të dëshmorëve me anë të teorisë feministe dhe teorisë së paqes dhe konfliktit, si bazë e këtij punimi.
Nevojat kryesore të nënave vetushqyese/bashkëshorteve të viktimave civile lidhen kryekëput me faktorin ekonomik dhe psiko-social. Ekzistojnë dallime në mes të kategorisë së viktimave civile dhe asaj të dëshmorëve të cilat i përfaqëson aktualisht ligji nr. 04/L-054, dallime të cilat duhet adresuar në institucionet që përfaqësojnë këto kategori.
Komponente të rëndësishme të drejtësisë tranzicionale, të tilla si duke kërkuar të vërtetën, ndjekjet, dëmshpërblimet dhe reformat institucionale, duhet të përpiqen të sigurojnë të drejtat e grave, ku do të përfshihej edhe mbështetja psiko-sociale, kujdesi shëndetësor, dhe rehabilitimi ekonomik.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2259
Recommended Citation
Aliu, Albonita, "Widows of civilian victims of war in Kosovo" (2020). Theses and Dissertations. 1581.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1581