Date of Award

Summer 6-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Law

First Advisor

Artan Murati

Language

Albanian

Abstract

Në këtë punim të bachelorit me temë: “ Përafrimi i legjislacionit si parakusht për anëtarësimin në BE” jam përpjekur të analizoj legjislacionin e Republikës së Kosovës se a është në rrugën e duhur drejt përafrimit të tij me atë të Bashkimit Evropian. Ky punim ka për qëllim diskutimin e kësaj çeshtjeje duke e ditur vlerën dhe rëndësinë e tij pasi qëështë njëri prej kritereve apo kushteve themelore për integrimin në Bashkimin Evropian.

Gjatë këtij punimi, gjithashtu, është diskutuar edhe përafrimi i legjislacionit në përgjithësi, është diskutuar për procesin e zgjerimit dhe për kushtet që shtetet synuese për integrim në BE duhet të plotësojnë. Po ashtu,është diskutuar edhe për sfidat dhe vështirësitë e shumta që ka ky proces dhe për mekanizmat shtetërore që përdoren për ta mundësuar përafrimin e legjislacionit vendor në mënyrë sa më të mirë.

Në fund ky punim do të përfundojë me krahasimin midis Kosovës dhe shteteve fqinje si Shqipëria, Mali i Zi dhe Sërbia se ku qëndrojnë ato në këtë proces dhe ku qëndrojmë ne.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2394

Included in

Law Commons

Share

COinS