Date of Award
Spring 4-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Law
First Advisor
Elmi Kelmendi
Language
Albanian
Abstract
Qëllimi i kësaj teme është trajtimi i krimit të organizuar, rreziku dhe ndikimi i tij në shoqëri. Në këtë punim janë analizuar dhe prezentuar format e kriminalitetit të organizuar dhe trajtimi i këtyre formave në bazë të legjislacionit vendor dhe atij ndërkombëtarë. Lidhur me kriminalitetin e organizuar janë paraqitur nocione, teori të ndryshme dhe masa të ndryshme për parandalimin dhe trajtimin e tij.
Kriminaliteti i organizuar konsiderohet si një nga format më të shpeshta dhe më të rrezikshme të sjelljeve kriminale. Kjo dukuri negative e sjelljeve kriminale paraqitet pothuaje në çdo shtet, qoftë në shtete të zhvilluara apo edhe në ato shtete të pazhvilluara dhe mbi të gjitha kriminaliteti i organizuar prekë shtetin dhe rregullimin e tij juridik. Aktivitetet e krimit të organizuar janë pothuajse të pavërejtshme, sepse shumë grupe kriminale operojnë me mjete teknike tejet të sofisitkuara, andaj për organet hetuese dhe ato të ndjekjes është e vështirë për t’i zbuluar dhe për t’i kapur, sepse nevojitet një bashkërenditje shumë serioze e angazhimit dhe veprimit të të gjithë faktorëve kompetentë.
Me qëllim të luftimit të kriminalitetit të organizuar si forma më e shpeshtë dhe më e rrezikëshme janë paraqitur metoda të ndryshme për luftimin dhe parandalimin e kriminalitetit të organizuar. Për luftimin efikas të kriminalitetit të organizuar është e nevojshme që bashkësia ndërkombëtare të zhvillojë mjetet dhe metodat, për t’u ballafaquar me sukses me këto çështje të ndjeshme penale me qëllim të hetimit, zbulimit dhe kapjes së kryerësve të veprave penale të kryera në formë të krimit të organizuar. Kriminaliteti, pavarësisht nga veçoritë, nuancat, dinamika dhe shkalla e intensitetit, për të gjitha kohët ka si të përbashkët: dëmtimin, cënimin, shqetësimin që i sjellë individëve, grupimeve shoqërore apo shoqërisë në përgjithësi.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2467
Recommended Citation
Alija, Leorentë, "Trajtimi Ligjor I Kriminalitetit Të Organizuar Dhe Format E Tij" (2020). Theses and Dissertations. 1957.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1957