Date of Award

Spring 3-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Pranvera Ibrahimi

Language

Albanian

Abstract

Plakja është proces i pashmangshëm, por sëmundjet e saj mund të ngadalësohen dhe mund të parandalohen. Përderisa jetëgjatësia në botë është shtuar, sëmundjet që shfaqen në moshat e shtyera janë bërë më të shpeshta. Sëmundjet që e prekin trurin e njeriut vazhdojnë të jenë një problem madhor i shëndetit publik të cilat janë shkaqet kryesore të vdekjes në pjesën më të madhe tek të moshuarit dhe janë përgjegjëse për një përqindje të lartë të invaliditetit. Duke qenë një argument mjaft interesant dhe duke pasur parasysh normën e saj të incidencës në popullatën dhe ndikim të rëndësishëm në cilësinë e jetesës dhe përspektivën e mbijetesës do të theksojë në këtë punim diplome insultin cerebrovaskular, shkaktarët, patofiziologjinë, pasojat që lë dhe kujdesin infermieror të thekuar e të veçantë për këta pacientë. Për më tepër, qëllimi i hulumtimit është përcaktimi i numrit të rasteve me insult cerebrovaskular dhe shkallën e mortalitetit në Klinikën e Neurologjisë-QKUK- Prishtinë si dhe analizimi i përkeqësimit të këtyre rasteve me kapacitetin e stafit infermieror ekzistencial të Klinikës për përkujdesje ndaj këtyre pacientëve. Hulumtimi përfshin periudhën 01.01.2019 – 31.12.2019, ku në mënyrë retrospektive janë grumbulluar të gjitha rastet e pranuara me insult cerebrovaskular akut në Klinikën e Neurologjisë- QKUK- Prishtinë, në periudhën e njëjtë janë marrë të dhënat edhe për mortalitetin brendahospitalor të pacientëve me insult cerebrovaskular.

Gjithsej 1073 pacientë të hospitalizuar në klinikë kanë qenë me insult. Prej tyre 804 me insult iskemik dhe 269 me insult hemoragjik. Shkalla e vdekshmërisë brendaspitalore te pacientët me insult iskemik ka qenë 22% ndërsa te pacientët me insulte hemoragjike 48%. Sa i perket resurseve njerëzore, në repartet e zakonshme gjatë orarit të punës një infermiere përkujdeset për 9-10 pacientë, ndërsa gjatë ditëve të pushimit një infermiere përkujdeset për 19-21 pacientë.

Si konkludim, shkalla e mortalitetit brendahospitalor te pacientët me insult iskemik në Klinikën e Neurologjisë- QKUK është e lartë në raport me vendet tjera më të zhvilluara. Numri i stafit që përkujdeset për pacientët me insulte në Klinikën e Neurologjisë është shumë i vogël, që mund të jetë një nga shkaktarët shkallës së lartë të mortalitetit në vendin tonë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2393

Included in

Nursing Commons

Share

COinS