Date of Award
Spring 3-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Hasan Metin
Language
Albanian
Abstract
Qëndrueshmëria ka objektiva të shumta, një ndër më të rëndësishmet është stabilizimi i prodhimit të brendshëm, maksimizimin e kapacitetit të kapitalit njerëzor, rregullimin e shëndetit monetar, ngritjen e qarkullimit të monedhës brenda vendit përmes konsumit, etj.
Shtjellimi i temës dhe literaturës është bërë përmes metodës kuantitative të mbledhjes së njohurive, informatave dhe zbërthimit të tyre, përmes raporteve anuale të validuara si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, raporteve të institucioneve shtetërore, agjencive shtetërore statistikore dhe librave (ESA 2010).
Analiza dhe prezantimi i rezultateve është e mbështetur nga metoda e One-Way Anova. Në bazat statistikore analiza One Way Anova, është një teknikë që gjen përdorim të shpeshtë në kërkesat dhe të dhënat numerike të krahasueshme mes dy apo me shumë variabëlve, sikurse në temën e shtjelluar. Krahasimi i variabëlve në aktivitetet si niveli i papunësisë tregon se Kosova hyn në grupin e tretë me papunësinë më të lartë në krahasim me Shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe gjen dallueshmëri nga ato. Në aspektin e borxhit publik, Kosova hyn në nëngrupin e parë më përqindjen më të ulët dhe ka dallueshmëri nga të gjitha shtetet. Sipas të ardhurave publike që i kishte akumuluar Kosova, hyri në grupin e parë së bashku me Shqipërinë, me fjalë të tjera, janë në të njëjtin grup këto dy shtete. Njëherësh edhe në aspektin e shpenzimeve publike Kosova dhe Shqipëria nuk gjejnë dallueshmëri mes vete, por vetëm me shtetet tjera. Me përqindje të BPV-së, Kosova nuk ka dallueshmëri nga Serbia nga viti 2014 deri në 2019, por, kishte dallim me shtetet tjera.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2944
Recommended Citation
Berisha, Iliriana, "Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik të Kosovës" (2020). Theses and Dissertations. 2736.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2736