Date of Award
Fall 11-2014
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Feim Brava
Language
Albanian
Abstract
Tema e marrë në studim është një çështje shumë e rëndësishme për të kuptuar rolin që ka Auditimi. Auditimi është aktivitet i sofistikuar që kërkon planifikim, mbikëqyrje, kontroll dhe koordinim. Diskutimi i gjetjeve të rëndësishme të auditimit është mjaft kompleks sepse përfshinë komunikimin e aspekteve kualitative të praktikave të kontabilitetit të kompanisë, vështirësitë e hasura të auditimit, gabimet e pakorrigjuara, mosmarrëveshjet me menaxhmentin, konsultimin e menaxhmentit me kontabilistët e tjerë, çështjet në lidhje me pavarësinë e auditorëve dhe çështjet tjera signifikante. Kjo është një çështje shumë delikate pasi sa do që një shoqëri të jetë në nivelin më të lart të ndërgjegjësimit përsëri është shumë e rëndësishme që strukturat e auditimit apo kontrollit të jenë tejet profesionale dhe funksionale në nivelin më të lart të mundshëm.
Temën e kam trajtuar në këndvështrimin e dallimeve funksionale mes te dy llojeve të auditimit, të jashtëm dhe të brendshëm.
DOI
10.33107/ubt-etd.2014.1899
Recommended Citation
Popaj, Albulena, "KONKLUZIONET DHE RAPORTET E AUDITIMIT" (2014). Theses and Dissertations. 1861.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1861