Date of Award

Winter 2-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Dafina Gexha

Language

Albanian

Abstract

Arsyeja e hulumtimit të kësaj teme studimi është fakti që sot depresioni është bërë një sëmundje mjaft e përhapur në vendin tonë.Pothuajse 80% e njerëzve gjatë gjithë jetës se tyre kalojnë në një periudhë depresioni.Gjatë këtij studimi mund të informohemi për depresionin tek adoloshentët në një spektër më të gjerë,për shkaktarët e tij,kohëzgjatjen,llojet,trajtimin,për rolin e infermiereve në trajtimin e depresionit dhe mjekimin.

Ne si infermier luajmë një rol mjaft të rëndësishëm te këta pacient.Kujdesi ndaj tyre duhet të bëhet në mënyrë të vazhdueshme dhe të palodhshme, që këta pacient të ndihen mirë dhe të sigurtë,të jenë në gjendje të komunikojnë lirshëm dhe të shprehin atë që e ndjejnë.

Sipas hulimtimit me anë të pytësorit ne Qendrën e Rehabilitimit në Ferizaj ,nga 43 adoleshentë qe vuajnë nga depresioni 23 janë femra dhe 20 janë meshkuj.Disa nga simptomat e depresionit janë: plogështia,nervozizmi,tërheqja sociale, kokëdhimbja, çrregullimi i gjumit etj. Depresioni prek më shumë gjininë femërore,edhe pse gjinia mashkullore kanë tendencë më të madhe për vetëvrasje.Trajtimi mund të arrihet me anë të medikamenteve (antidepresantëve) ose me vetëterapi si ushtrime fizike ,ushqyeshmeri adekuate,komunikim me të tjerët etj.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2402

Included in

Nursing Commons

Share

COinS