Date of Award

Fall 12-2014

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Nazmi Zeqiri

Language

Albanian

Abstract

Sot tregjet ndërkombëtare shoqërojnë zhvillim ekonomik që rritet çdo ditë e më tepër, e për këtë arsye edhe investimet tregojnë rritje çdo ditë e më teper. Mjedisi konkurues ndryshon shumë shpejt, për këtë arsye duhet të ketë kujdes të madhë në marrjen e vendimeve për të investuar. Nga aspekti teorik dhe nga shembujt e ndryshëm praktik trajtohen definicione dhe kuptimet lidhur me investimet e huaja e në veçanti investimet në Kosovë, që ndodhin tani në ekonominë bashkëkohore. Ky punim trajton çështjet e realizimit dhe funksionimit të investimeve ndërkombëtare, këtu i jepet kuptimi dhe përmbajtja e investimeve. Në këtë punim prezentohen mendimet e autorëve të ndryshëm të teorisë së ekonomisë lidhur me investimet. Pra këtu trajtohen çështje të ndryshme si: elementet e investimeve, klasifikimi i investimeve, rëndësia e investimeve, mënyra e investimeve, biznesi ndërkombëtar përmes investimeve, ligjin për investime si dhe arsyet që duhet të investohet në Kosovë. Gjithashtu politikat nxitëse që duhet përdorur për të arritur investitor të jashtëm për investime të jashtme që do të sillnin dobi për zhvillimin e vendit. Rëndësi të veçantë në këtë punim i është kushtuar investimeve të huaja në Kosovë, pra studimit të faktorëve të investimeve në Kosovë, si të atyre nga ana pozitive që i ndihmojnë investimet, siç janë pasurit e ndryshme që ka Kosova, gjithashtu trajtohen edhe faktorët që pengojnë investimet në Kosovë si tatimet e larta, energjia elektrike, siguria etj

DOI

10.33107/ubt-etd.2014.1912

Included in

Business Commons

Share

COinS