Date of Award

Winter 1-2014

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Management (MM)

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ibrahim Krasniqi

Language

Albanian

Abstract

Duke pasur parasysh kufizimet e këtij hulumtimi si: kufizimi në kohë, mungesa e burimeve, si dhe kufizime të tjera të kësaj natyre imponuan që të dhënat e përdorura të mblidhen kryesisht përmes literaturës, internetit, publikime të ndryshme nga institute për hulumtim si dhe intervista e realizuar me anë të pyetsorëve me disa nga bizneset fillestare nga e cila kemi marrë informata të cilat edhe i kemi përdorur në këtë hulumtim.

Finalizimi i këtij punimi do të mundëson edhe adresimin adekuat të vështirësive dhe problemeve me të cilat ballafaqohen bizneset, si dhe do të mundëson ofrimin e rekomandimeve te masave adekuate per fillim te sukseshem te bizneseve duke krijuar lehtësira dhe mbështetje për aktivitetet ekonomike të cilat i zhvillojnë ato me qëllim të mbështetjes ekonomike dhe punësimit në përgjegjësi për gjeneratat e ardhshme.

Qëllimi themelor i këtij punimi kërkimor është diagnostifikimi i gjendjes aktuale të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, identifikimi i problemeve, pengesave dhe barrierave që ngulfasin zhvillimin e aktiviteteve të tyre, duke identifikuar njëkohësisht nevojat dhe kërkesat e këtij komuniteti për përmirësimin e gjendjes, avancimin e proceseve zhvillimore dhe zhvillimin e trendëve pozitive në aspektin strategjik.

DOI

10.33107/ubt-etd.2014.2837

Included in

Business Commons

Share

COinS