Date of Award

Fall 5-2014

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Mentor Geci

Language

Albanian

Abstract

Koncepti i propozuar për planifikimin e BNJ është standard, mirëpo besoj se mund të jetë i vlefshëm dhe aplikativ edhe për ndërmarrjet tjera në Kosovë. Planifikimi i mirë i burimeve njerëzore në ndërmarrje është çelësi kryesor i suksesit në zhvillimin e sigurt të ndërmarrjes në të ardhmen.Bazuar në zhvillimet dhe ngjarjet të cilën bota ka pasur gjatë këtyre viteve të fundit e që janë të lidhura me Sistemin Financiar, mjaftoj të jetë një motiv për mua që të shtjelloj si pjese për temë diplome. Kjo temë nëse shtjellohet si tersi kërkon një hulumtim të gjerë për të gjitha indikatorët të cilët ndikohen dhe ndikojnë në ketë sistem kaq kompleks ku ndërthuren shumë institucione dhe subjekte si vendore një ashtu edhe ato ndërkombëtare.

Në ambientet ekonomike, por jo vetëm në to, tema e nivelit të zhvillimit të sistemit financiar dhe e rolit të tij në përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të vendit, është gjithnjë aktuale. Ekonomia jonë si ekonomi e re tregu, është duke kaluar nga faza e lindjes në fazën e rritjes. Bashkë me karakteristikat dhe vështirësitë e fazës në të cilat ndodhet, ekonomia jonë bart me vete edhe potenciale ende të pashfrytëzuara zhvillimi. Sistemi financiar është, pa as më të voglin dyshim, katalizatori apo më saktë, laboratori ku zhvillimet ekonomike marrin formën dhe trajtën e duhur. Nuk mund të teprohet dhe të identifikohet ekonomia me sistemin financiar të një vendi. Por, nuk mund të neglizhohet dhe as të pakësohet roli i pazëvendësueshëm i sistemit financiar në zhvillimin dhe begatinë ekonomike të një ekonomie kombëtare.

Jam munduar gjatë punimit të bëje disa kufizime dhe t’i jap një trajtë ma të theksuar faktorit njeri(stafi) roli dhe rëndësia që ka në disa indikator financiar, jam bazuar në shumë indikatorë financiar të publikuar dhe jam munduar të përcjell trendet e lëvizjeve në afat kohor të cilat janë ndikuar nga ciklet e lëvizjeve ekonomike.

DOI

10.33107/ubt-etd.2014.1909

Included in

Business Commons

Share

COinS