Date of Award

Summer 8-2014

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Edmond Hajrizi

Language

Albanian

Abstract

Qëllimi i këtij studimi është që të shqyrtojë rëndësinë e ndërmarrjeve dhe aktiviteteve të menaxhimit strategjik në sektorin e NVM-ve në Kosovë. Studimi i referohet përvojës në hulumtimet e sipërmarrjes në sektorin e NVM-ve dhe zhvillimin e biznesit të vogël, veçanërisht në hartimin e veprimtarive strategjike të këtij sektori. (1)

Tema është zhvilluar, bazuar në literaturën e gjerë dhe praktikat e sektorit të zhvillimit të NVM-ve dhe rëndësisë së madhe të aktiviteteve strategjike në drejtim të rritjes ekonomike dhe pasurisë së firmave. Gjatë përgatitjes së këtij studimi janë përdorur një sërë metodash në kërkimin dhe studimin e zhvillimit të NVM-ve me fokusin e zhvillimit të tyre në epokën e globalizimit. Studimi fokusohet në rritjen e konkurrueshmërisë të NVM-ve në Kosovë, për t’u siguruar një rritje e qëndrueshme ekonomike e sektorit të NVM-ve dhe ekonomisë së vendit. Modeli do të përfshijë edhe funksionet e internacionalizimit të NVM-ve, menaxhimin e burimeve njerëzore, strategjitë e inovacionit të NVM-ve, teknologjia e informacionit, mjedisi i biznesit dhe zhvillimi i kapitalit social. (2)

Hulumtimet brenda faktorëve të zhvillimit të sektorit të ndërmarrjes dhe të menaxhimit strategjik janë të drejtuara nga eksperienca personale si dhe nga studimet e menaxhimit strategjik, udhëheqësisë dhe mundësitë e përdorimit të resurseve drejt optimalizimit të strategjive. Hulumtimi ka edhe një mbështetje evidente empirike në menaxhim dhe studime të strategjive biznesore nga teoritë e të mësuarit organizativ të ndërmarrjes dhe evidenca shkencore që mbështet të menduarit në krijimin e ndërmarrjes dhe promovimin e rritjes. Qellimi i këtij punimi është të kuptojmë se si qendron Menaxhimi strategjik në ndermarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë.(3)

DOI

10.33107/ubt-etd.2014.1984

Included in

Business Commons

Share

COinS