Date of Award

Spring 4-2014

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Mentor Geci

Language

Albanian

Abstract

Meqë është parashikuar që remitancat e dërguara nga emigrantët kanë ndikim në depozitat në Kosovë, atëhere kemi vendosur të bëjmë një analizë satistikore e cila do të tregoj rezultate më të sakta dhe të besueshme se çdo konkludim tjetër teorik.

Në shumë situata në biznes, vërejtja e varshmërisë në mes të variablave është me rëndësi, në rastin e vendimmarrjes është e rëndësishme të identifikohet nëse ekziston varshmëri lineare në mes të dy variablave dhe nëse po të caktohet “fuqia” e saj.

Korrelacioni është teknikë statistikore që përdoret për matjen në mënyrë numerike të fuqisë (shkallës) së ndërlidhjes në mes të dy variablave. Në shqyrtimin e çështjeve të llojllojshme ekonomike-shoqërore paraqitet nevoja e përcaktimit të vlerave të variablës së varur në raport me vlerat e variablës së pavarur, njohja e të cilave është në dobi të madhe , sidomos kur bëhen ndërrime në vlerat e tyre. Regresioni hulumton ndikimin e ndërrimit të vlerës së variablës së pavarur në vlerën e variablës së varur.

Ngjashëm me vendet tjera, dërgesat e emigrantëve janë të një rëndësie të veçantë edhe për ekonominë e Kosovës. Dërgesat e emigrantëve në Kosovë paraqesin njërin ndër burimet kryesore të financimit të konsumit të ekonomive familjare dhe paraqesin një burim, që siguron gjendje stabile sociale duke zvogëluar ngarkesën ndaj buxhetit shtetëror.

Ndërsa depozitë është një shumë e caktuar parash, e cila mund të mbahet në një institucion financiar (për shembull, bankë) si një shërbim i ofruar për klientët, prej të cilës mund të përfitoni interesa. Mbajtja e një depozite është një mënyrë e sigurtë e investimit të parave.

Ndërmjet këtyre dy parametarve makroekonmik është vërejtur një ndërlidhje e pozitive, fuqia e së cilës do të përcaktohet me anë të metodave të cekura më lartë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2014.1903

Included in

Business Commons

Share

COinS