Date of Award
Spring 4-2014
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Feim Brava
Language
Albanian
Abstract
Zhvillimi i produkteve të reja është një sfidë për ndërmarrjet prodhuese e cila kërkon hulumtime paraprake të tregut për të identifikuar nevojat, dëshirat dhe kërkesat konsumatore dhe për të plotësuar më pas ato përmes ofrimit në treg të produkteve të reja tërësisht apo duke modifikuar produktet ekzistuese përmes futjes së një linje të re në prodhim, ndërrim të madhësisë së ambalazhit apo modifike të tjera të cilat vlerëshohen nga konsumatori dhe të cilat shtyjnë konsumatorin për të blerë produktet e reja të cilat janë më ndryshe se sa produktet ekzistuese të deritashme në treg.
Ndërmarrja BONUS është novatore e zhvillimit të produkteve të reja dhe e futjes në treg të prodhimit të ujit natyral pa gas dhe me gas në Kosovën e pasluftës, por në ndërkohë. Ndërmarrja ka pasuruar asortimentin e saj prodhues duke e rritur gamën e produkteve ekzistuese, të ujit me gas dhe pa gas e duke e shtuar edhe me produkte të reja, pije të gazuara nga lëngjet me të cilat ka arritur që të penetrojë mirë në tregun vendor dhe njëkohësisht edhe të zhvilloj tregun në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi(kryesisht gjatë sezonit veror) dhe sot llogaritet si njëra ndër ndërmarrjet lidere në treg me këto produkte dhe me ndjesinë e rinimit të tregut me produkte të reja.
I tërë ky proces i futjes së produkteve të reja në treg dhe zhvillimit të produkteve të reja, ka kaluar nëpër të gjitha fazat e zhvillimit të produkteve të reja, novitetit, duke filluar nga lindja e idesë për produktet e reja, procesit të vendimmarrjes përmes teknikës së brainstormingut në ndërmarrje, hulumtimeve në treg dhe para përgatitjes së opinionit publik dhe konsumatorëve për daljen në treg të produkteve të reja, para se të testohet tregu dhe para se të lancohet/hudhet produkti në treg. Të gjitha këto parapërgatitje e bëjnë ndërmarrjen BONUS si shembull të inovimit të produkteve të reja dhe si përcjellëse të mirë të produktit në treg në të gjitha fazat e tij.
DOI
10.33107/ubt-etd.2014.2027
Recommended Citation
Maloku, Egzon, "ZHVILLIMI I PRODUKTEVE TË REJA" (2014). Theses and Dissertations. 2491.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2491