Date of Award
Winter 1-2014
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ermal Lubishtani
Language
Albanian
Abstract
Sektori financiar është një ndër akterët më të rëndësishëm ekonomik të çdo vendi. Kjo për arsye që roli i sektorit financiar është në kanalizimin e kursimeve tek investitorët potencial. Rëndësia e këtij sektori shtrihet në të gjithë fushat e ekonomisë së një vendi, duke stimuluar në mënyrë direkte dhe indirekte zhvillim ekonomik. Pesha e sektorit financiar në çdo ekonomi është shumë relevante, mirëpo në të njejtën kohë edhe rreziqet e sektorit financiar janë po aq relevante. Një shembull mjaft i njohur për të gjithë është kriza e fundit financiare që u materializua në vitet 2007/2008, si konsekuencë e veprimeve shumë vjeçqare. Ky shembull ilustron mjaft mirë peshën që sektoret financiare kanë në ekonomitë vendore dhe globale.
Sektori financiar në Kosovë përbëhet nga bankat komericiale, fondet pensionale, kompanitë e sigurimit, institucionet mikrofinanciare dhe ndihmësit financiarë. Sidoqoftë, asetet e sektorit financiar janë të koncentruara në bankat komerciale dhe fondet pensionale, me 72.6% dhe 21.1% respektivisht (Raporti i Stabilitetit Financiar, BQK, 2014). Edhe pse sektori financiar i Kosovës është jo-relevant në aspektin global, për ekonominë e vendit është tejet i rëndësishëm. Kosova ka ekonomi fragjile, prandaj çdo paqëndrueshmëri në sektorin financiar do të kishte konsekuenca të mëdha në ekonominë vendore dhe standardin jetësor.
Duke marrë në konsideratë rëndësinë që sektori financiar ka për Kosovën, si dhe koncentrimin e aseteve në banka komerciale, ky punim do të fokusohet në të fundit, për të ilustruar rreziqet e operimit të bankave komerciale në Kosovë. Në veçanti, fokusi kryesor do të jetë në praktikat e vlerësimit dhe menaxhimit të rrezikut kreditor. Praktikat e shëndosha në vlerësim dhe menaxhim të rrezikut kreditor, ndikojnë që sektori bankar të jetë stabil dhe rrjedhimisht të ndikojë në zhvillimin e vendit. Duke konsideruar që banka ProCredit është bankë sistemike, si dhe ka nivelin e kredive jo performuese më të ulët në treg, është vendosur që të përdoret si rast studimi për të ilustruar rëndësinë e vlerësimit dhe menaxhimit të rrezikut kreditor.
DOI
10.33107/ubt-etd.2014.2616
Recommended Citation
Matoshi, Kaltrinë, "VLERËSIMI DHE MENAXHIMI I RREZIKUT KREDITOR NË INSTITUCIONE BANKARE" (2014). Theses and Dissertations. 2110.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2110