Date of Award

Fall 10-2014

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Kujtim Elezi

Language

Albanian

Abstract

Kjo temë ka për qëllim hulumtimin rreth jetës dhe veprës së Mies van der Rohe përgjatë periudhës Europiane të karrierës së tij. Duke u fokusuar më shumë në kontributin e Mies-it në arkitekturën moderne si dhe ndërlidhjen e tij me arkitektët e tjerë të të njëjtës periudhë që lanë gjurmët e tyre përjetësisht në historinë e arkitekturës.

Ludwig Mies van der Rohe u lind më 27 mars 1886 në qytetin Aachen të Gjermanisë. Përgjatë epokës së tij ai dëshmoi të jetë një nga etërit e modernizmit në dizajnin arkitektonik. Përgjatë shek. XX Mies-i i ndryshoi pikëpamjet arkitektonike me idetë dhe konceptet e tij avangarde që ishin të panjohura për kohën e tyre. Ai ishte një gjeni krijues në lëminë e arkitekturës dhe ndërtesat e tij edhe në ditët e sotme mbahen si kryevepra bashkëkohore. Përmes këtyre veprave Mies-i u bë portmanteau-ja e arkitekturës moderne. Motoja e tij “less is more” ishte aspekti kyç i dizajneve të tij. Veprat e tij kanë qenë frymëzim për shumë ndërtesa rreth e rrotull botës dhe vazhdojnë të mbesin të tilla falë vlerës unike të pakontestueshme që bartin në vete.

Mies-i e filloi karrierën e tij arkitekturore në Berlin, Gjermani, ku studioi nën patronazhin e arkitektit Bruno Paul e më vonë Peter Behrens. Në këtë kohë Mies-i u përqëndrua kryesisht në arkitekturën e Frank Lloyd Wright-it, i cili më vonë u bë frymëzim për veprat e tij. Pjesën më të madhe të karrierës së tij e zhvilloi në Berlin derisa e hapi atelien e tij më 1912. Më vonë Mies-i u shpërngul në SH.B.A. duke ikur nga regjimi nazist i Gjermanisë.

Edhe në konceptet e para të Mies-it dizajnet e tij janë parë si shumë të ndryshme nga modelet e zakonshme arkitektonike, sidomos në krahasim me veprat e tjera të së njëjtës periudhë.

Gjatë fillimit dhe mesit të viteve 1900 stili i ri i arkitekturës moderne në kontrast me arkitekturën tradicionale kishte tërhequr shumë vëmendje si pozitivisht ashtu edhe negativisht.

Përgjatë tërë karrierës së tij Mies-i i qëndroi besnik principit “less is more”. Kjo filozofi e tij u demonstrua qartë në projektin e tij Pavilioni i Barcelonës. Hapësira ceremoniale u ndërtua në vitin 1929 duke përdorur një çati të rrafshtë të mbështetur nga shtylla të fshehura dhe e mbështjellur pothuajse e tëra nga xhami. Mies-i ishte në gjendje të arrijë të realizojë një planimetri fleksibile përgjatë ndërtesës me vija të pastërta dhe holle të hapura të cilat i bënin të paqartë kufijtë e jashtëm dhe të brendshëm. Përdorimi i mureve jombajtëse dhe xhamave të lëvizshëm ishte një inovacion i papërshkrueshëm i asaj periudhe.

Mies-it nuk i pëlqente ta përdorte fjalën ‘dizajn’, ai preferonte t’i shihte projektet e tij si ‘ndërtesa’. Ishte një ndjenjë qetësie, shoku dhe finese e cila rezultoi nga të kuptuarit e Mies-it se dëshira njerëzore për ‘formë korrekte dhe ndjenjë rendi’ nuk mund të arrihej. Arkitektura është pothuajse një shembull i potencialit në vetvete dhe një pikë udhëzuese se sa kemi evoluuar dhe nuk është një përpjekje për të krijuar zgjidhje të përsosura.

DOI

10.33107/ubt-etd.2014.876

Included in

Architecture Commons

Share

COinS