Date of Award
Summer 8-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Lulzim Beqiri
Language
Albanian
Abstract
Destinacionet turistike dhe ato sportive në të cilat përfshihen infrastrukturë e shërbime të mirëfillta, paraqesin një simbiozë mjaft frytdhënëse për zhvillim të përgjithshëm ekonomik. Pasuritë natyrore e shoqërore janë potenciale për zhvillimin e turizmit. Relacioni me sportin që si veprimtari ka rrënjë në vendin tonë, do të shërbente si instrument për tërheqjen e vizitorëve e veçanërisht atyre të pasionuar pas sportit. Qëllimi i punimit është shfrytëzimi i potencialeve natyrore e shoqërore që kemi, për të ndikuar pozitivisht në këto dy sektorë. Punimi si tërësi do të kishte ndikim pozitivë, në mënyrën e qasjes ndaj fushave të përmendura edhe në rritjen e numrit të vizitorëve e tërheqjen e eventeve sportive, të cilat përkthehen në zhvillim ekonomik.
Metodologjia e përdorur gjatë hulumtimi ishte mjaftë efikase, të dhënat e grumbulluara kanë ndihmuar në arritjen e rezultatit të dëshiruar. Projekti i Kompleksit Turistik – Sportiv, është studiuar dhe punuar duke u mbështetur në të dhënat e nxjerra, që të përshtatet me kërkesat e dëshirat e një turisti të ditëve të sotme. Ndërthurja e veprimtarive, ofrimi i aktiviteteve sportive e atraktive, qasja ndaj mjedisit, lidhja e arkitekturës me natyrën janë disa nga veçantit e projektit të propozuar. I konceptuar që të sjellë inovacion dhe të jetë unik, një projekt i niveleve të tilla do të sjellte risi e do përmbushte mungesën për të pasur një destinacion turistik e sportiv në të cilin i gjen të gjitha. Strategjitë dhe projektet me qasjen e duhur, janë të rëndësishme dhe duhet të realizohen për të ndikuar në fuqizimin e këtyre sektorëve në raport me potencialet që posedojmë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2408
Recommended Citation
Hashani, Festa, "KOMPLEKSI TURISTIK - SPORTIV" (2020). Theses and Dissertations. 1892.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1892
Baza e themelit dhe kulmit, A0.pdf (17298 kB)
Bazat e kateve karakteristike, A0.pdf (33378 kB)
Fasadat, A0.pdf (98410 kB)
Pamjet 3D te Kompleksit, A3.pdf (76177 kB)
Pamjet 3D, A3.pdf (94217 kB)
Prerjet dhe detalet, A0.pdf (49939 kB)
Prerjet e Kompleksit turistik-sportiv A0.pdf (144409 kB)
Situacioni i ngusht dhe bodrumi, A0.pdf (77245 kB)
Tema e diplomes pdf - Festa Hashani.pdf (5041 kB)