Date of Award

Winter 1-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Computer and Information Science (MCIS)

Department

Computer Science

First Advisor

Bertan Karahoda

Language

Albanian

Abstract

Kjo tezë, është punuar në bashkëpunim me Profesor Selman Haxhijaha MSc dhe Profesor Betan Karahoda PHd dhe është testuar përmes simulatorit të rrjetës GNS3, si dhe në laboratorin e Universitetit për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë (http://www.ubt-uni.net/). Objektivi kryesor i kësaj teze, është shfaqja e përparësive dhe mangësive të procesit të analizës së një trafiku të dendur të komunikimit dhe bartjes së të dhënave në rrjetën e enkriptuar, duke analizuar dhe krahasuar disa parametra si ai: i kohës, gabimeve, vonesave dhe mbi të gjitha rëndësisë së sigurisë. Do të krijojmë një topologji të rrjetit të ngjajshëm me organizatën tonë, me kusht që të ofrojmë zgjidhje sa më adekuate të problemeve të mundshme. Gjithashtu do të testojmë dhe sqarojmë disa teknika, forma dhe softuerë të kohës për analizën dhe testimin e tyre.

Një tjetër praktikë e kësaj teze, është edhe testimi praktik i të metave. Duke përdorur programet adekuate, ngritjen e nivelit të duhur të sigurisë që duhet të kenë rrjetet e enkriptuara dhe në fund, do të shfaqim rezultatet pas disa praktikave dhe testimeve të realizuara. Në bazë të statistikave të dalura, do të mundohemi që të paraqesim përparësitë dhe mangësitë e analizës së rrjetit të enkriptuar. Dhe krejt në fund, do të mundohemi t’i nxjerrim disa rekomandime, ku me implementimin e tyre, do të ishin shumë të mirëseardhura për sistemin e sigurisë që e përdorim në organizatën tonë, si dhe ofrimi i disa statistikave dhe vlerësimeve të kësaj fushe për të gjithë përdoruesit e rrjeteve në ditët e sotme.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2404

Share

COinS