NDIKIMI I TATIMEVE NË ZHVILLIMIN E BIZNESEVE NË KOSOVË NË PERIUDHËN E PAS LUFTËS
Date of Award
Summer 8-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Mustafë Hasani
Language
Albanian
Abstract
Ndërtimi i politikave tatimore dhe zbatimi i tyre në mbushje të buxhetit të vendit kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit si dhe për mbajtjen dhe zhvillimin e një sërë sektorësh të shoqërisë kosovare. Reformimi i sistemeve tatimore është njëri nga segmentet më të rëndësishme të tranzicionit ekonomik të udhëhequr nga aspirimi për t’u anëtarësuar në Unionin Evropian.
Politika Tatimore e një shteti është pjesë e politikës fiskale që lidhet me përcaktimin e llojeve të tatimeve të zbatuara në një vend, nivelet dhe llojet e përqindjeve tatimore si dhe për burimet e ndryshme të të ardhurave. Përveç funksionit të sigurimit të të ardhurave buxhetore, politika dhe sistemi tatimor i çdo vendi luan një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë, pastaj në zhvillimin e arsimit, kulturës, shëndetësisë, punësimit dhe veçanërisht në rishpërndarjen e të ardhurave në favor të shtresave shoqërore me të ardhura më të ulëta. Sistemi dhe infrastruktura ligjore tatimore është kusht i domosdoshëm për arritjen e qëllimeve fiskale që do të thotë se ligjet e të gjitha llojeve të tatimeve duhet që të jenë të kuptueshme dhe lehtë të interpretueshme si për tatimpaguesit, ashtu edhe për zyrtarët tatimor që merren me zbatimin e ligjeve tatimore në praktikë.
Rëndësia e një politike të mirëfilltë tatimore ka qenë prej shumë kohësh sfidë e qartë për ata që janë të angazhuar me politikat tatimore në vendin tonë. Kosovës i janë dashur më shumë se pesë vite për të pritur fillimin e ndërtimit të një politike tatimore për t’ia përshtatur atë gjendjes dhe nevojave vetanake për të mundur gradualisht të marrë frymë më lehtë drejt një politike stabile tatimore.
Bartëse për implementimin e politikave tatimore (ligjeve, udhëzimeve administrative, marrëveshjeve për eliminimin e tatimeve të dyfishta në mes shteteve etj), është Administrata Tatimore e Kosovës e cila është themeluar më dt. 17 janar 2000 nën drejtimin dhe administrimin e Institucioneve të Përkohshme të Kombeve të Bashkuara (UNMIK). Nga shkurti i vitit 2003 kompetencat barten tek Ministria për Ekonomi dhe Financa, dhe që nga ajo kohë Administrata Tatimore funksionon si agjenci ekzekutive me autonomi të plotë operacionale e menaxhuar nga vendorët me asistencë të organizatave donatore ndërkombëtare, siç janë: USAID, BE, FMN etj.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2292
Recommended Citation
Bekeri, Art, "NDIKIMI I TATIMEVE NË ZHVILLIMIN E BIZNESEVE NË KOSOVË NË PERIUDHËN E PAS LUFTËS" (2020). Theses and Dissertations. 1616.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1616