Date of Award
Summer 8-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Gazmend Krasniqi
Language
Albanian
Abstract
Si pjesë e rritjes së vazhdueshme të një bote të ndërlidhur mes veti në internet, shteti, infrastrukturat, bizneset dhe të gjithë njerëzit varen nga funksionimi i besueshëm i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Liria dhe vlera e njerëzve në botën kibernetike duhet mbrojtur ashtu sikur në botën e jashtme. Me numrin e përdoruesve në internet gjithmonë në rritje dhe me teknologjitë e reja, numri i mundësive për sulm së bashku me kompleksitetin e sulmit, po rritet gjithashtu. Rreziku kryesor mbetet krimi kibernetik dhe rritja e tij reflektohet nga zhvillimi i shkathtësive të kriminelëve kibernetik dhe aftësia e tyre për të bërë sulme të organizuara.
Çdo hap i juaji në internet po gjurmohet dhe ruhet, dhe identiteti yt është vjedhur. Privatësia është një luks që pak persona mund ta përballojnë ose kuptojnë (Mitnick, 2017).
Vjedhja e informacionit konfidencial shpesh bëhet për përfitime materiale ose për dëmtime të qëllimshme. Disponueshmëria e lehtë e mjeteve të piraterisë në internet, pajisjet USB dhe lidhjet me Wi-Fi sigurojnë thyerje të lehta. Rezultati është humbje me vlerë prej miliona dollarësh në terma të vjedhjes së IP, rrjedhjes së informacionit të klientit apo individit, etj.
Ky material paraqet një kuptim të kërcënimeve të brendshme, sulmuesve dhe motivit të tyre, si dhe sugjeron teknika parandaluese ndaj sulmeve kibernetike.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2533
Recommended Citation
Bejtullahu, Veton, "CYBER SECURITY – PENETRATION TEST" (2020). Theses and Dissertations. 2026.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2026