Date of Award

Summer 8-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Energy Efficiency Engineering

First Advisor

Ines Bula

Language

Albanian

Abstract

Një ndër pyetjet thelbësore në rrafshin ekonomik bashkëkohor të shekullit XXI është edhe ajo përkitazi me metodën më efikase të prodhimit të energjisë në mbështetje të sferave të ndryshme jetësore dhe sociale. Burimet fosile të energjisë, në veçanti ato nga qymyrguri, shërbejnë për prodhimin e shumicës së energjisë elektrike në Kosovë, ndërsa një pjesë e vogël përftohet nga burimet e ripërtëritshme. Ndopak më saktësisht, rreth 90-95% e energjisë përftohet nga burimet fosile, teksa pjesa e mbetur gjen prejardhjen në burimet eripërtëritshme.

Kosova, tashmë, është në etapën e tranzicionit të energjisë, duke zbatuar dhe jetësuar direktivat dhe caqet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian — udhëzime këto që synojnë rritjen e prodhimit të energjisë nga BRE. Kësodore, në një të ardhme të afërt, pritet rritja e përqindjes së energjisë së përftuar nga BRE. Në logjikë koherente, ky proces do të përkonte me rënien e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet fosile.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2538

Included in

Engineering Commons

Share

COinS