Date of Award

Spring 3-2015

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Feim Brava

Language

Albanian

Abstract

Lidershipi shpesh është menduar si një forcë kryesore prapa suksesit dhe dështimit të ndërmarrjes dhe mirëqenies së personelit. Pavarësisht nga fusha e studimit në lidership, lidershipi në bizneset e vogla ka qenë rrallë në qendër të kërkimit. Rritja e rëndësisë së firmave të vogla në rritjen ekonomike dhe konkurrencës, ka ngritur disa pyetje rreth rolit dhe praktikës së lidershipit në ndërmarrjet e vogla.

Ashtu si suksesi dhe dështimi, ashtu dhe mirëqenia e personelit të kompanive shpesh janë atribuar te lidershipi. Pikëpamjet që kompanitë e vogla ndryshojnë në thelb nga homologët e tyre thekson rëndësinë e njohurive shkencore rreth lidershipit në ndërmarrjet e vogla bazuar në kërkimet empirike dhe analizës teorike.

Kontributi praktik i studimit tim është i lidhur me çështje të tilla siç janë informimi rreth ndërtimit shoqëror të lidershipit dhe idealeve të lidershipit, interpretimit të tyre dhe aplikimi i saj në jetën e përditshme në ndërmarrje dhe implikimet e tyre në organizata dhe anëtarët e organizatave.

DOI

10.33107/ubt-etd.2015.1917

Included in

Business Commons

Share

COinS