Date of Award

Spring 5-2015

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Management (MM)

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ylber Limani

Language

Albanian

Abstract

Menaxhimi i riskut është një disiplinë e pozicionuarthellë në esencën e çdo institucioni financiar dhe përfshinë të gjitha aktivitetet që ndikojnë në profilin e saj të riskut. Menaxhimi i riskut në përgjithësi përfshinë identifikimin, matjen, monitorimin dhe kontrollin eriskut financiar.

Pavarësisht nga fakti se ekzistojnë një varg metodash për menaxhimin e riskut në sektorin bankar, raportohet se ky lloj tëriskut qënë vazhdimësi paraqet problem fundamental.Ngjarjet e vitit 2008 të ndërlidhura me krizën financiare janë një mësim i fuqishëm nga i cili kuptojmë se risku në sektorin bankar mund të jetë i paparashikueshëm e nganjëherë i parashikueshëm por i pamundur të parandalohet.

Në Kosovë nuk është plotësisht e qartë nëse është bërë ndonjë analizë e mirëfilltë për të diskutuar riskun potencial financiare qoftë të sektorit bankar, qoftë të sektorëve tjerë që do të mund të gjenerojnë risk financiar bankar. Bazuar në këtë hipotezë, ky hulumtim ka arritur qëllimin të analizojë gjendjen e menaxhimit të riskut në sektorin bankar në Kosovë dhe të ofroj rekomandime të nevojshme për të avancuar këtë kategori të menaxhimit.Sintetizimi i gjendjes së konstatuar të menaxhimit të riskut në vend me disa nga rastet më të mira dhe rastet më kritike në regjion dhe botë ka rezultuar në disa rekomandime të rëndësishme të cilat mund të shfrytëzohen nga menaxhmenti i sektorit bankar të Kosovës si mjet mësimi, si mjet parandalimi të paraqitjes së risqeve dhe si mjet përshpejtimi të njohurive në lëminë e menaxhimit të riskut.

Ky punim analizon gjendjen e menaxhimit të riskut në sektorin bankar të disa vendeve të botës duke përdorur metodat kualitative të hulumtimit. Më pastaj me anë të kombinimit të metodave kualitative dhe kuantitative, hulumtimi koncentrohet në analizimin e procesit për menaxhimin e riskut në sektorin Bankar të Kosovës.

Qëllimi i ketijë hulumtimit ishte diskutimi i problemeve potenciale të ndërlidhura me menaxhimin e riskut me të cilat ballafaqohet industria bankare në vend dhe raportimi i të gjeturave ku ne përfundismisht nga ky hulumtim kemi sjellë dy kategori të rekomandimeve të cilat janë të bazuara në natyrën menaxheriale të problemit dhe në atë financiare.

DOI

10.33107/ubt-etd.2015.2818

Included in

Business Commons

Share

COinS