Date of Award
Spring 3-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Sejdi Statovci
Language
Albanian
Abstract
Hyrje
Semundjet malinje si sëmundje serioze kërkojne një përkushtim maksimal nga pacientët, stafi mjekësor,familjarët dhe shoqëria në përgjithësi. Në trajtimin e të sëmurëve me semundje malinje rol të rëndësishëm ka kujdesi infermieror.
Qëllimi
Qëllimi i ketij punimi qëndron në zgjerimin e njohurive rreth sëmundjeve malinje tek fëmijët në
Kosovë, si dhe te tregojme rolin infermieror ne diagnostikimin, trajtimin dhe perkujdesjen ndaj tyre.
Metoda
Ky punim është një hulumtim retrospektiv i cili eshte realizuar në periudhën 12 mujore, Janar 2018 – Dhjetor 2018 . Janë analizuar të dhënat e 52 pacienteve me sëmundje të ndryshme malinje, të trajtuar në Qendren Klinike Universitare të Kosoves, në Klinikën e Pediatrisë – Reparti i Hematologjisë me Onkologji. Të dhënat janë marrë nga regjistri i pranimit të pacientave, listat e terapisë së pacientëve dhe historia e pacientit, pra në QKUK. Janë analizuar të dhënat për moshën, gjininë, kohëzgjatjen e hospitalizimit, dhe të gjitha këto janë krahasuar sipas diagnozës. Të dhënat janë grupuar dhe jane prezentuar në formë tabelare dhe me grafikone dhe janë analizuar me metoda statistikore.
Rezultatet
Prej 52 pacientëve në studim, 28 prej tyre ishin meshkuj (53.84 %) dhe 24 femra (46.15 %).
Diagnoza më e shpeshtë ishte ajo e Leukemise akute me 30 raste ose të prezentuar me përqindje 57.69 %. Perderisa diagnoza më e shpeshtë ishte Leukemia akute me 30 pacienta (57.69 %), më së paku kishte pacienta me diagnozën e Melanomes, Osteosarcomes, Neuroblastomes, Ewing Sarcomes, Limfoma nun Hodgkin etj, me gjithsej ne numer total te pergjithshem prej 8 pacientësh i shprehur ne perqindje prej 15.38 %.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2421
Recommended Citation
Sylej, Genita, "ROLI I INFERMIERIT NE PERKUJDESJEN E FEMIJEVE ME SEMUNDJE MALINJE" (2020). Theses and Dissertations. 1907.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1907