Date of Award

Winter 2-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Muhamed Tairi

Language

Albanian

Abstract

Hyrje:Ky punim hulumtues ka të bëj me pneumoninë. Kjo është një sëmundje e mushkërive qe shkakton infeksion të parenkimes së saj. Kjo sëmundje zakonisht i atakon njerëzit me sistem imunitar të dobët, duke mos përjashtuar edhe moshen si faktor kyq në paraqitjen e pnumonisë. Karakterizohet me kollitje,plogeshti, vështirësi në frymarrje poashtu edhe gjendja emocionale e pacientit ështëe brishtë.

Deklarimi i problemit:Pneumonia është problemedhe për profesionin infermieror,të cilët janë në kontakt të vazhdushëm me pacient dhe mundohen që ti shfrytëzojnë të gjitha energjitë për trajtimin e pacientëve me sëmundjen në fjalëdhe ndikimin negativ që ka sëmundja në aspektin holistik.

Qëllimi i hulumtimit:Qëllimi kryesor i këtij studimi është të tërheqë vëmendjen ndaj problemit të kësaj sëmundje, të shqyrtojë shkaqet dhe faktorët e rrezikut të pneumonisë dhe me anë të këtij hulumtimi do mundohemi të bëjmë ndërgjegjësimin e pacientëve për shqetësimin shëndetsor që kanë.

Metodologjia: Hulumtimi është sasior, gjithsej në studim janë përfshirë 300 pacientë me pneumoni nga Klinika e semundjeve të mushkrive të QKUK-së për periudhën janar-dhjetor (2018) dhe janar – korrik (2019).

Konkluzionet: Sa i përket përqindjes së pacientëve me pneumoni për periudhen e lartcekur, moshës më të shprehur dhe vendbanimit si indikator arrijmë tek rezultatet, që në këtë hulumtim janë të mjaftueshme për të arritur një konkluzion. Është e rëndësishme të theksohet se individët që kanë pneumoni jo shumë herë tregohen të hapur në anamnezë sepse disa nga arsyet e përparimit të kësaj sëmundje janë edhe kushtet e dobëta ekonomike dhe veset e këqija siq është konsumimi i duhanit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2277

Included in

Nursing Commons

Share

COinS