Date of Award
Fall 9-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Computer and Information Science (MCIS)
Department
Computer Science
First Advisor
Krenare Pireva Nuçi
Language
Albanian
Abstract
Sistemi i njohjes së fytyrës është njëri nga proceset kryesore biometrike të informacionit pasi ka gjetë zbatim shumë të madh në industri të ndryshme. Sistemi i tillë është mjaft kompleks por edhe shumë më efikas dhe më i besueshëm krahasuar me proceset tjera biometrike si: skanimi i irisit, nënshkrimi, gjurmët e gishtave.
Zhvillimi i një sistemi të tillë për njohjen e fytyrës i cili mund të përdoret për arsye të ndryshme ka qenë dhe është në interes për shumë zhvillues dhe kërkues në dy dekadat e fundit. Disa nga arsyet kryesore janë nevoja e njohjeve automatike dhe sistemet e mbikqyrjes, interesi për sistemin vizual të njëriut për njohjen e fytyrës dhe hartimin e ndërfaqes njëri-kompjuter.
Brenda kësaj teme është trajtuar në mënyrë të veqant krijimi i një sistemi që na mundëson njohjen e personit apo studentit nëpërmjet fytyrës. Kjo është arritë duke përdorur shërbimet “cloud” të AWS Amazon, si njëri nga ofruesit më të mëdhenj të shërbimeve “cloud”.
Nga rezultatet e marra shohim që njohja e fytyrës nëpërmjet shërbimeve AWS dallon prej rastit në rast, e kjo për shkak të disa faktorëve e siç janë: ndriqimi, pozimi si dhe një indikator tjetër mund të jetë edhe vjetërsia e imazhit mostër.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2835
Recommended Citation
Sylejmani, Fatson, "- APLIKIMI I NJOHJES SË FYTYRËS DUKE SHFRYTËZUAR SHËRBIMET-AWS" (2020). Theses and Dissertations. 2614.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2614