Date of Award

Spring 4-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Sejdi Statovci

Language

Albanian

Abstract

Hyrje

Apendiciti është një inflamacion akut i apendiksit (zorrës qorre, rreth 9 centimetra e gjatë). Ende nuk dihet me saktësi se cili është funksioni i apendiksit dhe as shkaku i apendicitit akut, ndërsa ajo që dimë është se mund të jetojmë pa të, pa pasoja. Apendiciti është një sëmundje e zakonshme, e cila ndodh sidomos në moshën pediatrike por edhe tek adultët.

Qëllimi i studimit

Qëllimi i këtij studimi është që të analizohet incidenca e apendicitit akut te fëmijët, duke përfshirë aspekte të ndryshme të kësaj problematike siç janë: shpërndarja e sëmundjes sipas moshë dhe gjinisë së pacientëve. Po ashtu kohëzgjatja e qëndrimit të pacientëve në spital, dhe incidenca e perforacionit të apendiksi akut.

Materiali dhe metodologjia

Ky studim është një hulumtim retrospektiv dhe dekriptiv, i cili përfshin analizimin e të dhënave të gjithsej 169 pacientëve të operuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK - Prishtinë, gjatë periudhës gjashtë mujor Janar – Qershor 2019. Të dhënat e pacientëve janë marrë nga protokolli operativ i Urgjencës të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve, Kartelat Klinike të pacientëve, listat e terapisë si dhe databaza elektronike e klinikës. Këto të dhëna janë grumbulluar dhe sistemuar në programin EXCEL dhe janë analizuar me metoda statistikore. Rezultatet e fituara janë paraqitur në mënyrë tabelare dhe me grafikone.

Rezultatet: Nga gjithsejt 169 pacientë të operuar nga Apendiciti akut në periudhën e këtij hulumtimi, meshkuj (M) ishin 105 raste (62.13%), ndërsa femra (F) ishin 64 raste (37.86%). Nga numri total i pacientëve, me apendicit të Paperforuar ishin gjithsej 112 pacient (66.27% ), ndërsa me apendicit të Perforuar ishin 57 pacientë (33.72%) . Grupin e pacientëve me apendicit të Paperforuar e përbenin 28 femra dhe 84 meshkuj, ndërsa grupin e pacientëve me apendicit te Perforuar e përbënin 20 femra dhe 37 meshkuj.

Konkulzionet : Roli i infermierit është tepër i rendesishëm në menaxhimin e pacintëve me Apendicit akut (në tri fazat: preoperative,intraoperative dhe postoperative). Ordinimi i terapisë sipas orarit të përcaktuar nga kirurgu i fëmijëve është përgjegjësi e infermieres dhe ka rëndësi të madhe për ecurinë e mirë postoperatore. Mobilizimi i hershëm i pacientit të operuar dhe fillimi i ushqimit të lehtë per os bëhet nën mbikçyrjen e infermiers dhe në bashkëpunim me prindin e pacientit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2550

Included in

Nursing Commons

Share

COinS