Date of Award
Spring 4-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Ramiz Hoxha
Language
Albanian
Abstract
Migrimi i të dhënave është procesi i zgjedhjes, përgatitjes, nxjerrjes, transformimit të të dhënave dhe transferimit të përhershëm të tyre nga një sistem/aplikacion kompjuterik në të cilin janë të ruajtura të dhënat në një sistem/aplikacion tjetër kompjuterik.
Në kompanitë e mëdha në ditët e sotme luan rol të rëndësishëm performanca dhe kualiteti i të dhënave gjatë procesit ETL(Ekstraktimit, Transformimit dhe Transferimit) të të dhënave në Data Warehouse.Pas hulumtimeve kemi arritur në përfundim që problem për disa nga kompanitë e mëdha të cilat si aplikacion bazë për transferimin e të dhënave nga burimet e ndryshme të të dhënave në Data Warehouse kanë perdorur aplikacionin IBM Datastage duke pasur parasysh që ky aplikacion është zhvilluar në vitin 1996, ka qenë dhe mbetet shpejtësia e transferimit të të dhënave si dhe problemet e mëdha që shfaqen vazhdimisht gjatë transferimit të të dhenave e që në shumë raste shpie deri te problemet me kualtitetin e shënimeve.
Si zgjidhje per problemet që shafqen në kompanitë e mëdha te cilat kanë në përdorim aplikacionin IBM Datastage me qëllim të përmisimit të përformancës është migrimi i Data Warehouse nga teknologjia IBM Datastage në teknologjinë/aplikacionin ODI(Oracle Data Integrator) 11g, aplikacion ky i cili është në pronësi të kompanisë Oracle.
Si parakusht për migrimin e Data Warehouse në aplikacionin ODI 11g është edhe migrimi i bazës të të dhënave në fillim nga teknologjitë ku baza e të dhënave është e zhvilluar.
Në rast kur baza e shenimeve gjendet në teknologji diferente prej Oracle Database si parakusht per migrim të Data Warehouse në ODI 11g është migrimi i bazës së të dhënave së pari në teknologjinë Oracle Database pasi edhe vet teknologjia ODI 11g është teknologji e krijuar nga Oracle.
Pas migrimit të bazës së të dhënave në teknologjinë Oracle , fillon zhvillimi i logjikës së njejtë për ETL procesin duke u bazuar në strukturën paraprake të teknologjisë IBM Datastage me qëllim të arritjes së rezultateve të njejta në teknologjinë në të cilën jemi duke migruar të dhënat , në rastin tonë në teknologjinë ODI 11g.
Si përfundim sipas hulumtimeve migrimi i Data Warehouse nga IBM Datastage në ODI 11g duke iu referuar proceseve të lartëcekura , ka rezultuar me një sukses të madh për kompanitë e mëdha , si në aspektin e përmisimit të përformancës ashtu edhe në përmisimin e kualitetit të të dhënave.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2458
Recommended Citation
Sylkaj, Leutrim, "ANALIZA E MIGRIMIT TË DATA WAREHOUSE NGA IBM DATASTAGE NË ODI 11G" (2020). Theses and Dissertations. 1954.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1954