MENAXHIMI DHE ORGANIZIMI I PUNISHTES Objektet mikse
Date of Award
Summer 6-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
First Advisor
Muhamet Ahmeti
Language
Albanian
Abstract
Rëndësia e planifikimit dhe menaxhimit të punëve në sektorin e ndërtimit në vendin tonë ende nuk zë vendin e merituar . Duke u nisur nga ky fakt në këtë punim diplome do të trajtohet pikërisht ky problem. Fokusi do të jetë në disa pozicione të punës në ndërtim për të sqaruar se sa i leverdishëm është planifikimi dhe menaxhimi sa më i drejtë i proceseve të punës. Duke pasur parasysh që faktori kohë është themelor ,planifikimi i proceseve të punës ndikon drejtëpërdrejt në kohë dhe kjo do thotë kursim dhe fitim. Qëllimi i kompanive ndërtimore ,investitorëve dhe përfitueseve sigurisht që ëshë përfundimi në kohë pa zvarritje dhe pa shkaktruar humbje shtesë në koston e parashikuar . Të dhëna të rëndësishme janë marrë nga literatura e ndryshme që trajton këtë lëmi. Si bazë për punimin e temës janë marrë përvoja në ndërtim si dhe vizitat në punishte të ndryshme. Projketi i organizimit të punishtes si fillim, me të gjitha elementet e saj të domosdoshme ,planifikimi i proceseve të punës duke filluar nga ato tokësore e tjera në vazhdimësi janë disa nga proceset e punëve që do të trajtohen. Do të trajtohet edhe kombinimi i proceseve të punës me qëllim të fitimit në kohë ,duke mos pritur që të përfundojë një proces për të filluar tjetri . Krijimi i ashtuquajturëve fyte të ngushta, që do të krijonte vonesa në punë, duhet të shmanget gjithmonë gjatë planifikimit dhe ndërtimit të objekteve të ndryshme.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.2433
Recommended Citation
Aruqi, Haki, "MENAXHIMI DHE ORGANIZIMI I PUNISHTES Objektet mikse" (2019). Theses and Dissertations. 1910.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1910