Date of Award

Summer 7-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Law

First Advisor

Albulena Ukimeraj

Language

Albanian

Abstract

Dhuna në familje mund të cilësohet padyshim si një ndër dukuritë më negative në shoqerinë tonë. Si ndaj cdo dukurie negative tjetër edhe ndaj dhunës në familje duhet të ketë një qasje serioze në luftimin dhe parandalimin e saj, mirëpo sa po luftohet dhe parandalohet kjo dukuri lë shumë për të dëshiruar duke e parë që në vitet e fundit kjo dukuri ka pësuar rritje enorme.Qëllimi i ketij punimi është hulumtimi lidhur me dhunën në familje si njëra ndër dukuritë më negative të shoqerisë tonë, duke paraqitur gjithashtu një pasqyrim të gjerë lidhur me këtë fenomen mbarëshoqërorë.

Në kapitullin e pare kam paraqitur një hyrje të shkurtër,kapitulli i dytë përfshin përkufizimin e dhunës në familje si hyrje duke shtjelluar kornizën ligjore lidhur me dhunën në familje si dhe mekanizmat institucional dhe akterët tjerë të perfshirë drejtëpërdrejtë në mbrojtje të viktimave nga dhuna në familje.

Në kapitullin e tretë kam paraqitur viktimat e dhunës në familje duke filluar me dhunën ndaj grave si një ndër kategoritë më të atakuara në vendin tonë, kapitulli i katërt përfshin Ligjin mbi Dhunën në Familje më saktësisht aprovimin e këtij ligji,qëllimin e këtij ligji dhe çeshtje tjera me rëndësi si dhe dhunën në familje në këndveshtrim të nenit 2 te KEDNj.

Kapitulli i pestë përmban Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave ku në kuadër të kësaj do përfshihet edhe kërkesa drejtuar ZMNV-së lidhur me rastet e dhunës në familje gjatë viteve 2016/2017/2018 në tërë territorin e Kosovës.

Në kapitullin e gjashtë dhe të fundit kam paraqitur statistikat e marra nga Zyra e Informimit të Policisë së Kosovës për dhunën në familje në Kosovë gjatë viteve 2016/2017/2018.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.319

Included in

Law Commons

Share

COinS