MASAT E PËRGJITHSHME TË SIGURISË DHE MBROJTJES GJATË REALIZIMIT TË PUNËVE NDËRTIMORE NË LARTËSI DHE THELLËSI

Date of Award

Summer 6-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

First Advisor

Hazir Çadraku

Language

Albanian

Abstract

Siguria dhe shëndeti në punë në Republikën e Kosovës, ende mbetet një nga sfidat kryesore të institucioneve publike dhe akademike. Nga viti 1999 e deri më sot në këtë sektorë janë shënuar me dhjetra raste me fatalitet (vdekje), aksidente dhe lloje të ndryshme të lëndimeve, të cilat në shumicën e rasteve kanë ardhur si efekt i shkallës së ulët të ndërmarrjes së masave për siguri dhe mbrojtje në punë. Ky punim ka për qëllim të vë në pah dhe të trajtoj masat e përgjithshme të sigurisë në punë gjatë realizimit të punëve ndërtimore në lartësi dhe thellësi. Duke pas parasysh se nuk ka vend pune absolutisht të sigurt, pra çdo vend punë në një apo formën tjetër është me rrezik, e në veçanti punët të cilat realizohen në lartësi dhe thellësi është shumë me rëndësi të merren masa të përgjithshme për parandalimin e tyre. Ndër masat të cilat janë të karakterit të përgjithshem për punë të sigurtë në lartësi dhe thellësi janë; për punë në lartësi: skelet, rripat e sigurisë, jelekët e sigurisë etj, për punë në thellësi: konstruksion i caktuar rezistues ose mbushje, sigurimi i pozicioneve për evakuim etj. Siguria dhe mbrojtja e shëndeti në punë është një fushë multidisiplinare që ka të bëjë me sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e njeriut në punë. Qëllimet kryesor është arritja e sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit në punë për të nxitur një mjedis pune të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë të punësuarit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2426

This document is currently not available here.

Share

COinS