Date of Award

Winter 1-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Law

First Advisor

Jorida Xhafaj

Language

Albanian

Abstract

Çështja e cila do të trajtohet në këtë punim, është regjistrimi i pronës. Pronësia e tokës është me rëndësi për strukturat e ndryshme, qoftë ato shoqërore, politike apo ekonomike. Sigurimi i pronës është përgjegjësi e shtetit, ndërsa regjistrimi i pronës zbatohet nga Zyra Komunale Kadastrale. Shfrytëzimi dhe posedimi i pronës, mënyrat e transferimit të të drejtave pronësore, regjistrimi i pronarëve të ri, regjistrimi i hipotekave dhe ngarkesave tjera është i garantuar me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës. Në vendin tonë ekzistojnë dy mënyra të regjistrimit të drejtave pronësore, regjistrimi sistematik dhe regjistrimi sporadik.

“Rindërtimi i Kadastrit dhe i Regjistrit të të Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme” nënkupton krijimin e njësive kadastral edhe rindërtimin e të drejtave pronësore për njësitë kadastrale dhe regjistrimin e tyre në Kadastër dhe Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokat në Kosovë (SIKTK).

Qëllimi i këtij punimi është që të ofroj njohuri në mënyrë specifike për procesin e rindërtimit të informacioneve kadastrale.

Në këtë punim do të publikohen disa studime të cilat do të përshkruajnë detajisht të gjitha procedurat RIK-ut, duke filluar nga procesi i matjeve, kontrollit dhe regjistrimit të pronave të paluajtshme në regjistrat kadastral.

Për këtë punim kam shqyrtuar materiale të ndryshme, në veçanti materialet e bëra nga Agjensia Kadastrale e Kosovës(AKK) dhe Zyra Komunale Kadastare(ZKK).

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2478

Included in

Law Commons

Share

COinS