Author

Esat Xani

Date of Award

Fall 10-2017

Document Type

Thesis

Language

Albanian

Abstract

UAV (Unmanned Aerial Vehicles) janë mjete revolucionare për përdorim në aerofotografim. Në vitin 2015 një ekip nga Banka Botërore së bashku me Agjencinë Kadastrale të Kosovës e futen në përdorim këtë teknologji për prodhimin e të dhënave hapësinore.

Teknologjia UAV lehtëson prodhimin e ortofotove dhe hartave 3D të cilat mund të gjejnë përdorim të gjerë në kadastër.

Përdorimi i teknologjisë UAV së bashku me softuerë “open source” është shumë i lehtë dhe praktik për përdorim të cilin ne do të mundohemi ta sqarojmë në këtë punim.

Ky punim diskuton mundësin e shfrytëzimit të teknologjisë UAV në kadastër. Punimi spjegon procesin dhe rezultatet lidhur me pilot projektin që është realizuar në Kosovë në fund të vitit 2015 dhe në vitin 2016 nga Agjencia Kadastrale e Kosovës në mbështetje të bankës botërore.

Qëllimi kryesor i temës është vërtetimi se a mund të përdoret teknologjia UAV në kadastrin e Kosovës. Po ashtu janë bërë analiza me projektet e ngjashme që janë realizuar në rajon dhe në botë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.177

Share

COinS